Plagoset profesori i Gjuheve te Huaja nuk pranoi ryshfet per te punesuar nje pedagog

Plagoset profesori i Gjuheve te Huaja, nuk pranoi ryshfet per te punesuar nje pedagog
Profesori i njohur i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës, Nonda Varfi, është plagosur mbrëmë në një lokal në Rrugën e Elbasanit. Kështu bën të ditur e përditshmja Panorama. Profesori është plagosur nga një ish- student i tij, i cili synonte të bëhej pedagog. Por komisioni i vlerësimit, ku bënte pjesë Varfi, nuk e ka kaluar kandidaturën e tij. Në këtë mënyrë ish- studenti Algert Kalica e ka sulmuar Varfin, duke i thyer atij krahun. Varfi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, kurse autori i krimit është arrestuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama