Piloti Zonja dhe zoterinj sapo u goditem nga nje rrufe

Piloti: Zonja dhe zoterinj sapo u goditem nga nje rrufe

Drita të forta dhe zhurma kumbuese që të tundin sa andej këtej kur ndodhesh disa mijëra metra në ajër do të bënin të dridhej edhe zemra e më gjakftohtit. Pasagjerët e fluturimit Amsterdam-Birmingam u bënë dëshmitarë të goditjes plot 3 herë prej rrufeve të avionit të tyre, pak minuta para se të ulej me sukses në aeroportin e Birmingamit në Angli.

“Dëgjuam një zhurmë të fuqishme dhe pak lëkundje të lehta. Më pas dëgjuam një tjetër zhurmë dhe pak sekonda pas saj, një tjetër. U trembëm që të gjithë dhe kërkonim të dinim se çfarë po ndodhte”, thotë një pasagjer i avionit.

Por vetëm në momentin që avioni, një Boeing 737 preku pistën dhe të gjithë pasagjerët ishin të sigurt, piloti u konfirmoi me qetësinë më të madhe: “Zonja dhe zotërinj, siç mund ta keni vënë re tashmë, avioni ynë u godit nga rrufeja”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama