Pilotet e British Airways se shpejti me iPad-a

Pilotët e British Airways së shpejti me iPad-a

Tabletët po fillojnë të ‘dominojnë’ botën, duke e futur gjithkënd. Kompania Britanike e fluturimeve ‘British Airways’ ka njoftuar se të gjithë 3.600 pilotët e saj do të fillojnë të përdorin produktin e Apple-s, iPad.

british airways me ipada Pilotët e British Airways së shpejti me iPad a

Kjo vjen si pjesë e një investimi prej 8.1 miliardë $ nga kompania për të sjellë teknologjinë e fundit në aeroplanët e saj, si dhe në stafin tokësor. Pilotët do e përdorin pajisjen për të patur në duart e tyre të dhëna në kohë reale për informacionin e udhëtimeve, si dhe informacionet e udhëtarëve.

Edhe pse detajet e këtij ndryshimi kanë qënë në minimum nga ana e kompanisë British Airways, ata kanë shpjeguar se me anë të iPad-ave pilotët mund të komunikojnë më mirë me stafin tokësor para se të ulet aeroplani.

Duhet veçuar se edhe kompani të tjera si Emirates, American Airlines, Qatar Airways, dhe WestJet (kompani Kanadeze) kanë marrë të njëjtin hap. /Tech.Al/

Vizitoret kerkuan termat:

  • inform email loc:AL


http://www.tech.al/pilotet-e-british-airways-se-shpejti-me-ipad-a/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama