Një pikturë e Napoleon Bonapartit është shitur në ankand për 15 mijë paund, por vlera e vërtetë e pikturës shkon më tepër sesa 2 milionë paund britanik. Piktura, e cila mendohej të ishte një kopje, rezulton të jetë vepër e një prej piktorëve më të mirë të Francës, Jacque-Louis David. Dr. Simon Lee, nga departamenti i “University of Reading”, thotë se vlera reale e pikturës shkon më shumë se 2 milionë paund, dhe në qoftë se do të shitej me rastin e 200 vjeçarit të betejë së Uaterlo-së, vlera e saj do të rritej më tepër.
Piktura u gjet në një apartament të pabanueshëm në Francë dhe u cilësua si një kopje e pa jetë dhe e shurdhët, pasi ishte e gjitha e mbuluar në pluhur dhe e bërë pis.
Piktura rezultonte e humbur qw në kohën e pushtimit aleat, kur dhe kishin tentuar ta fshihnin nga frika se mos e vidhnin. Për herë të parë ajo është regjistruar në koleksionin e një familjeje skoceze, përpara se t’i dhurohej Akademisë Mbretërore Skocezë. Kjo e fundit ja shiti atë një koleksionisti privat në New York për 15 mijë paund në vitin 2005.