Peticion per mbrojtjen e shatervanit ne Durres

Peticion per mbrojtjen e shatervanit ne Durres

Protesta për mbrojtjen e shatërvanit në qytetin e Durësit, i cili bën pjesë në projektin e bashkisë për rikonstruktimin e qendrës së qytetit, tashmë ka marrë një formë tjetër, atë të një peticioni. Qytetarët kanë nisur prej disa ditësh mbledhjen e firmave për të ndaluar zhvendosjen e shatërvanit, të cilin e cilësojnë si simbolin e qytetit të tyre.

Rreth 1000 firma qytetarësh janë mbledhur për t’u paraqitur më pas në Këshillin Bashkiak, duke synuar ndryshimin e vendimit për realizimin e projektit të ri. Qytetarët janë shprehur të vendosur për ruajtjen e shatërvanit 86-vjeçar që ndodhet përballë bashkisë së Durrësit. Në emër të traditës dhe ruajtjes së identitetit të qytetit, protestuesit kërkojnë rishikimin e projektit të bashkisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama