Pesojme mesatarisht 9.672 lendime ne jete 124 ne nje vit

Pesojme mesatarisht 9.672 lendime ne jete, 124 ne nje vit
Çdo person është lënduar mesatarisht 9.672 herë në jetën e tij. Lëndim, do të thotë se dhimbja na bën të shohin xixa për disa minuta. Ky është zbulimi i fundit mbi 2 mijë britanikë nga Benenden Healthcare Society, i publikuar në ‘Daily Mail’, sipas së cilit secili nga ne preket nga 124 probleme shëndetësore ose lëndime në një vit, duke filluar nga dhimbja e kokës, e mesit e deri tek ato të stomakut.

Në harkun e një jetë kemi humbur gjak nga hundët 78 herë, jemi penguar 234 herë, kemi vrarë këmbët në 156 raste për të mos folur për 156 herët e veshëve dhe 78 herët me infeksione në sy.

Problemet më të rënda më shëndetin na çojnë në spital tre herë gjatë jetës (disa edhe më shumë) duke iu nënshtuar dy operacioneve kirurgjikale. Problemet më të shpeshta gjatë një viti janë: Prerje me brisk (dy herë), dhimbje barku dhe qafe (katër herë), dhimbje fyti (tre herë), urth stomaku (katër herë), çrregullime stomaku (gjashtë herë), prerje (pesë herë), tërheqje muskulare (dy herë), dhimbje barku (pesë herë).

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama