Personazhe dhe peizazhe te Shqiperise 1939-’40

Personazhe dhe peizazhe te Shqiperise 1939-’40,

Personazhe dhe peizazhe të Shqipërisë së viteve të fundit të ‘800-s deri në vitet 1939-’40, vijnë përmes 50 fotografive të nxjerra nga arkivi i Shoqërisë së Gjeografëve Italianë.

 

 

Fotografite me poshte janë realizuar nga gjeografë dhe gjeologë Italiane që kanë udhëtuar në Shqipëri për studime të caktuara.

 

Një pjesë e tyre janë bërë për ilustrime të këtyre studimeve, të tjera të bëra nga jeta e përditshme. Nadia Fusco, përgjegjëse e Arkivit të Shoqërisë së Gjeografëve, e cila është kujdesur për ekspozitën, thekson se në arkivin e tyre ruhen rreth 3500 fotografi nga Shqipëria.

 

“Ne zgjodhëm rreth 50 mes këtyre fotografive, të realizuara nga gjeografë të njohur italianë, të cilët kanë ardhur në Shqipëri për të studiuar këtë territor, deri atëherë të panjohur”, shprehet Fusco.

 

Një pjesë e fotografive më të hershme fillojnë që nga viti 1887, siç është një pamje e Urës së Mesit në Shkodër, një tjetër ku tregohen shtëpi shqiptare, për të vazhduar me personazhe me kostume tradicionale, pazari në Shkodër, Kukës e Fier, shtëpitë e Beratit, deri edhe fotografi nga fshatra të thella në Veri.

 

Fotografitë janë shkrepur nga gjeografët më në zë italianë si Antonio Baldaçi (1867-1950), Roberto Almagia (1884-1962), Bruno Castiglio (1898-1945), Ferdinando Milone (1896-1897), Aldo Sestini (1904-1988) dhe gjeologu Mario Magnani. Pjesa e viteve ’39-’40 përbën edhe shumicën e fotografive, që përkon edhe me periudhën e pushtimit italian, ku tre gjeografët e përmendur të fundit, ishin me një mision për të thelluar studimet e mëparshme.

 

Po çfarë pasqyrohet në fotografitë e tjera që ndodhen në arkiv? “Portrete, peizazhe, jeta e përditshme, pak nga të gjitha, sepse numri i madh është garanci për shumëllojshmëri. Në arkiv ndodhen edhe foto të mëhershme të ‘800-ës, si ato të Marubit, pasi ata që vinin këtu edhe blinin fotografi apo kartolina”, thotë Fusco. Sipas saj, në total Arkivi i Shoqërisë së Gjeografëve Italianë ruan rreth 200 mijë fotografi, të shkrepura në të gjitha vendet e botës ku dërgoheshin misione dhe rreth 15% e tyre tashmë është hedhur online.

 

Cilësia e fotove është shumë e mirë dhe kjo sipas përgjegjëses së arkivit vjen nga fakti se negativët ruhen në kushte shumë të mira klimatike. Nga Shqipëria e diktaturës apo edhe e pas viteve ’90 nuk ka më fotografi në këtë arkiv, i cili së fundmi vazhdon të pasurohet nga një fotograf i lirë, por edhe nga persona që zotërojnë fonde të trashëguara. Specialistja Nadia Fusco bën me këtë rast një apel për të gjithë ata shqiptarë që do të donin t’i dhuronin arkivit fotografi nga Shqipëria. 

 

Familja ne Diber 1939
Familje ne Diber 1939 

 

Skele druri Vlore 1913
Skele druri Vlore 1913 

 

 Malesore qe zbresin ne are 1939
 Malesore qe zbresin ne are 1939 

 

Pazari i Fierit 1940
Pazari i Fierit 1940 

 

Shtepi Mirdite 1939
Shtepi Mirdite 1939

 

# Xhubleta-wearing women from the highlands probably on a shopping mission in Shkodra: 1939 b. Malesia e Madhe

Zadrimore me Xhublete, 1939, Shkoder


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama