Perse duhet te jete shqiptare makina me e keqe ne bote?

Perse duhet te jete shqiptare makina me e keqe ne bote?

Jemi mësuar me filma Hollivudi ku shqiptarët janë djemtë e këqinj. Por tashmë shqiptarët duket se prodhojnë makinën më të keqe në botë. Në filmin më të fundit komedi të Hollivudit, të titulluar “Vacation”, me aktorët Ed Helms dhe Christina Applegate, shfaqet edhe një makinë, e cila quhet Tartan Prancer.

 

Ajo njihet ndryshe edhe si Honda e Shqipërisë. Për disa, kjo është makina më e keqe në botë. Ajo të kujton titullin e emisionit “Makinë me dy timona”, veçse Tartan nuk ka një fillim dhe një fund, por ka dy fillime. Aq shumë i kanë kushtuar vëmendje producentët e filmit kësaj makine, sa kanë përgatitur edhe një spot vetëm për këtë makinë, me tekst në shqip.

 

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama