Perqafimi redukton stresin permireson kujtesen

Perqafimi redukton stresin, permireson kujtesen
Përqafimi nuk është vetëm një mënyrë e mirë për të krijuar një lidhje shpirtërore me dikë, por ka edhe disa përfitime fizike gjithashtu. Shkencëtarët zbuluan se gjatë përqafimit çlirohet hormoni oksitocin, i cili ndikon për të ulur presionin e gjakut, për të reduktuar stresin, ankthin dhe përmirëson kujtesën. Megjithatë, duhet të tregohemi selektivë me atë që përqafojmë, sepse ky veprim mund të sjellë efektet e kundërta, nëse lidhja me personin është e dobët ose nëse përqafohet një i panjohur.

Ky studim u krye nga studiues të Universitetit të Vienës dhe rezultatet u publikuan të martën në mediat austriake. Oksitocina, një hormon i prodhuar nga gjendja e hipofizës në tru, njihet për ndikimin e tij në rritjen e marrëdhënieve njerëzore, sjelljes shoqërore dhe afërsisë midis prindërve, fëmijëve dhe çifteve.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama