Foto e dites

Patrick Chappatte është karikaturist editorialesh për gazetën International Herald Tribune. Kjo karikaturë u publikua dje në New York Times, mbi vizitën e Presidentit të ri francez, Fransua Holande në Berlin, për të takuar kancelaren Merkel. Në karikaturë Merkel paraqitet si mësuesja e një klase (nxënësit- politikanët europianë) dhe në dërrasën e zezë ka shkruar Masa kursimi. Ndërsa kur Holande troket dhe kërkon të prezantohet… Unë jam i riu…, përgjigjja e Merkel është: Nxënës i ri, e di!

Gafa e Holande
 
Holande u prit nga Merkel me një gardë nderi përpara bisedimeve. Dy liderët mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp dhe më pas hëngrën darkë së bashku. Holande dukej pak i hutuar. Ndërsa komentonte takimin, redaktori i Der Spiegel, Mathieu von Rohr, shkroi në Twitter: Merkel e solli rrotull Holandenë në tapetin e kuq, sepse ai po qëndronte në anën e gabuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama