Perkujtimi i viktimave te komunizmit Rama Kush harron te shkuaren e perserit ate

Perkujtimi i viktimave te komunizmit, Rama: Kush harron te shkuaren, e perserit ate

Sot është Dita Evropiane e Përkujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit. Kryeministri Edi Rama dha një mesazh në kuadër të kësaj date, duke u shprehur se kush harron të shkuarën është i dënuar të përsërisë atë.

 

“#BlackRibbonDay, Dita Evropiane e Përkujtimit të viktimave të komunizmit e nazizmit, kush harron të shkuarën është i dënuar ta përsërisë atë”, tha Rama në Facebook.

 

Parlamenti Evropian miratoi në vitin 2008 një rezolutë me të cilën 23 gushti u përcaktua të jetë ditë formale e përkujtimit të viktimave të dëbimeve dhe asgjësimeve masive. Kjo ditë u zgjodh për të kujtuar 23 gushtin e vitit 1938, ditën kur u nënshkrua pakti Molotov-Ribentrop ndërmjet Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë Naziste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama