Perkrah me Enaden

Përkrah me Enadën
Duke qenë të dy artistë të një fushe, i është dashur të ndajnë bashkë shumë momente kënaqësie dhe vështirësie. Emocione që i lidhin edhe më fort edhe jashtë skenës. "Duke qenë gjithnjë bashkë, kemi eksperimentuar bashkë, kemi ditur t’i prezantojmë rolet apo t’i kërcejmë ato. Dhe për mendimin tim, kjo është një ndihmesë shumë e madhe", pohon Vaso, ndërsa shton se kjo periudhë, kur Enada pret nga dita në ditë të bëhet mami, është e vetmja periudhë që ata nuk po kërcejnë bashkë.

E vlerëson shumë të bukur ardhjen në jetë të bebes së tyre dhe e quan atë "kurorëzimin të tërë lidhjes". "Është një fëmijë që ne e kemi pritur prej kohësh dhe tani po bëhet realitet", shprehet balerini. Kjo "bebe" ka qenë mbase edhe një lloj sakrifice për Enadën, e cila gjatë kësaj periudhe nuk ka kërcyer, porse gjithsesi nuk e ka braktisur skenën duke qenë "gjithmonë në lëvizje dhe në aktivitet e duke dhënë pjesën e saj si koreografe apo as. koreografe".

B.Goce : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama