Perjashtohet nga shkolla 6-vjecari do te hante patatina per dreke

Perjashtohet nga shkolla 6-vjecari, do te hante patatina per dreke

Një mësues në Britaninë e Madhe ka vendosur masa të ashpra për nxënësit që nuk konsumojnë ushqim të shëndetshëm. Ai ka përjashtuar nga shkolla një djalë 6-vjeçar, i cili kishte marrë me vete papatina për drekë. Prindërit e fëmijës, i cili u përjashtua për katër ditë, u rebeluan nga ky gjest i mësuesit, por ky i fundit tha se fëmijës i kishin dhënë ushqim jo të shëndetshëm për të ngrënë.

 

"Unë do e kuptoja dënimin në qoftë se djali im do të bënte rrëmujë në klasë, duke hidhur bankat ose duke qëlluar nxënësit e tjerë, por është qesharake se si ai është dënuar për një pako me patatina", tha mamaja e djalit Nicoola Mardle 24 vjeç. Ajo tha se, Riley zakonisht merr me vete sandwich, patate të skuqura dhe djathë. Mësuesi kujdestar Jeremy Meek tha se, në shkollën “Colnbrook” nëse nuk zbatohet rregullorja e ushqimit , fëmijët do të dëmtohen.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama