Perfunon mbledhja Rama e Tahiri dalin te heshtur. Blushi Kryeministri se administroi mire situaten

Perfunon mbledhja, Rama e Tahiri dalin te heshtur. Blushi: Kryeministri s'e administroi mire situaten

Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku u mor vendimi për përjashtimin e deputetit Tom Doshi. Kryeministri Rama ka dalë nga selia e PS pa dhënë asnjë koment. Pas tij kanë dalë edhe deputetët e tjerë. I vetmi që ka folur për mediat ishte deputeti Ben Blushi, i cili fajësoi në një farë mënyre fajësoi kryeministrin Rama për keqadministrim të kësaj situate.

"Është historia e dy shokëve të ngushtë që u prishën, jo për motive politike, por per arsye qe nuk duhet t'i dini. Kjo ngjarje po i le një plagë Partisë Socialiste. Edi Rama duhet ta administronte më mirë këtë situatë”,- u shpreh Blushi.

 I heshtur dhe pa dhënë asnjë koment nga mbledhja ka dalë edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama