Perfundoi ne Tirane Edicioni i 15-te i Festivalit Nderkombetar Operistik Marie Kraja

Shqiptarja Enkeleda Kamani fitoi "Arien", kurse spanjolli Hector Garsia "Këngën"

TIRANË 1 Nëntor/ATSH/ -Mbrëmjen e së shtunës përfundoi në Tiranë edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja". Ky festival u shoqërua nga Orkestra e Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit për 14 konkurrentë në "Garën e Arieve" dhe në "Garën e Këngëve"

Juria ndërkombëtare e kryesuar nga Stephen Landgridge, Drejtor i Operas së Goteborgut në Suedi, shpalli fitues të Edicionit të 15-të "Marie Kraja" këngëtaren nga Shqipëria Enkeleda Kamani, 24 vjeçe.

Në vendin e dytë u rendit Elisabeth Bailey, soprano nga Anglia. Ndërkohë, çmimin e tretë e merituan dy konkurrentët Anna Stylianaki nga Greqia dhe Federica Vitali nga Italia.

Për "Garën e Këngës", çmim që u nda nga orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, fitues doli tenori nga Spanja, Hector Grasia.

a - maria kraja nata e dyte (4)Nën shoqërimin e instrumentistëve virtuozë të Orkestrës së Tetarit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe dirigjentit Leonadro Quatrini, natën finale u ngjiten në skenë 8 finalistë për në "Garën e Arieve" dhe për "Garën e Këngëve".

Me interpretime virtuoze, nga zëra brilantë "Gara e Arieve" më të bukura ofroi një rrugëtim unik në operat më të famshme të tri shekujve.

Arie si ajo e Salome nga "Heroidate", e Mimisë nga "La boheme", Cavaradosit nga "Toska", e Nemorinos nga "Eliziri i dashurise" vibruan në sallë duke emocionuar spektatorët.

Pas emocioneve intense dhe gjendjes sublime që vetëm opera mund të të krijojë, të tjerë emocione falen dhe këngët legjendë.

a - maria kraja nata e dyte (3)Atmosferë nga e gjithë bota, duke udhëtuar më të gjithë botën, në sallën TOKB, erdhën përjetimet nostalgjike si "Mbrëmjet e Moskës", apo shija franceze në "La vie en rose", magjinë e zarzuelave spanjolle, atmosfera energjike e qytetit që nuk fle kurrë me këngë si "Neë York, Neë York", apo dhe alegria e këngëve napoletane me "O surdato 'nmamurato".

Në dy netë Festivali, solli në Tiranë jo vetem, ariet margaritare dhe këngët më të famshme të repertorit botëror, por edhe yjet e rinj të skenës operistike.

Për dy netë, Edicioni i 15-të i Festivalit "Marie Kraja" i dha publikut shqiptar magjinë e muzikës më të mirë botërore duke mbushur përplot, sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. /gj.m/f,n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama