Google Glass janë syzet më interesante të krijuara ndonjëherë dhe çdokush do të donte t’i provonte ato, vetëm se duhen të paktën 1500 dollarë për t'i blerë. Por, si duket jo gjithçka ka shkuar mirë për to, pasi janë raportuar raste ankesash nga njerëz, të cilët kanë përjetuar dhimbje të syve pasi i kanë provuar këto pajisje.
Shumica e ankesave kanë ardhur nga njerëz të cilët nuk i kanë përdorur shumicën e kohës syzet Google. Për këtë, Google ka marrë në bordin e saj Dr. Eli Peli, një optometrist të arsimuar në Harvard, për t’u konsultuar me të për faktorët që mund të kenë shkaktuar dhimbje të syve të përdoruesve të syzeve Google.
Vensoja e lenteve në një drejtim me sytë ose poshtë tyre mund të pengojë pamjen për përdoruesit e Google Glass, ndërsa vendosja e tyre sipër në anën e djathtë ofron një pamje më të qartë, por mund të shkaktojë dhimbje të syve. Google i këshillon përdoruesit që t’i përdorin më pak syzet, edhe pse ata që i përdorin në fillim duan t’i mbajnë gjatë gjithë kohës.