Per te shmangur burgun duhej te martohej me perdhunuesin

Per te shmangur burgun duhej te martohej me perdhunuesin

Një austriake, që u përdhunua në Dubai, u arrestua pasi akuzohej se ka bërë seks jashtëmartesor. Ajo ishte përpara zgjedhjes së tmerrshme: nëse do të shmangë burgun, duhet të martohet me përdhunuesin e saj. Studentja nga Vjena akuzohej edhe për konsumim alkool, diçka e paligjshme në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. U desh ndërhyrja e Ministrit të Jashtëm të Austrisë, që ajo të mund të largohej nga ky vend dhe të kthehej në shtëpi.

 

Studentja mendohet se është myslimane. Ajo po festonte në një hotel, ku rregullat për alkoolin shkelen shpesh. Studentja tha se sulmi ndodhi në një parkim nëntokë, kur një person nga Jemeni iu afrua. Pasi e raportoi krimin në polici, ajo u arrestua dhe iu tha se duhej të martohej me përdhunuesin, nëse donte të ishte e lirë. Një peticion online për lirimin e saj tërhoqi më shumë se 2600 mijë firma.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama