Per dashurine e Onufrit.Edicioni i 14-te

Për
Me kuratorë poetin Ervin Hatibi dhe piktorin Rubens Shima, ky edicion ka në konceptin e vet diçka që lidhet ngushtë me krijimin, që është "farëzimi" i tij. Një lexim tendencioz i mitit të Pigmalionit, i cili kërkon të nënvizojë tensionin e pashmangshëm që shoqëron përballjen e artistit me veprën, kodet komunikuese, shoqërinë dhe anasjelltas është "provokimi" i ofruar natyrshëm në "Bërë me tradhti".

Edicioni i këtij viti, i cili do të qëndrojë i hapur deri më 30 janar 2008, është konceptuar bashkë me një ekspozitë paralele me vepra të përzgjedhura nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, me titull “Nën emër të popullit”.

"Tradhtitë" e Muzeut Aerosolar

Konkursi Ndërkombëtar i Arteve Pamore "Onufri 2007" cilësohet si ngjarja më e rëndësishme për artin bashkëkohor në Shqipëri. Përveç mbështetjes së Ministrisë së Kulturës, këtë vit ky aktivitet është mbështetur edhe nga Museo Aerosolar, i cili me rastin e përurimit të këtij konkursi do të prezantojë një video të xhiruar në Kolumbi, në bashkëpunim me "Tirana Art Center". Tradhtia në art, tema e ekspozitës e zgjedhur nga kuratorët, rikthehet në ekspozitë nga Museo Aerosolar, si karakteristikë vetjake e aktivitetit të tij. Apo "si operacion që ka kapacitetin të modifikohet në mënyrë të vazhdueshme e të mos jetë asnjëherë njësoj me vetveten, duke kërkuar nga vendi në vend situata dhe emocione të reja, e duke u rinisur për t'i tradhtuar sërish". Museo Aerosolar, është "një balonë e alimentuar nga energjia diellore", e ndërtuar tërësisht duke ripërdorur "qese" të zakonshme plastike, të mbledhura dhe të shtuara sa herë që Muzeu udhëton dhe mirëpritet nga një kontinent në tjetrin. Në këtë mënyrë ajo ndryshon teknikën, formën, ngjyrat, duke ndikuar gjithashtu edhe në dimensionet gjatë çdo ngritjeje. Museo Aerosolar, sfidon kontrollin ushtarak të qiellit dhe propozon një bashkëndarje të hapësirës dhe të energjisë jashtënormale dhe mbështetëse njëkohësisht. Ekspozita dhe kurimi i realizimit të Muzeut Aerosolar në Tiranë, është bërë nga Alberto Pesavento (Isola Art Center). Muzeu Aerosolar është realizuar deri tani në Bienalen e Sharjah 8(Emiratet e Bashkuara Arabe), në Isola Art Center(Itali), në Encuentro Medellin 07(Colombia) dhe në Bienalen e Lionit 2007. Në muajt e parë të 2008-s do të realizohet në Rapperswil(Zvicër) dhe sërish në Tiranë, ku faza finale e përgatitjes dhe fluturimi janë parashikuar për më 29 shkurt, në prani të Tomas Saraceno.

Artistët pjesëmarrës :

Francesco Acone (Itali)

Luca Bolognesi (Itali)

Achim Maximilian Naumann d`Alnoncourt (Gjermani)

Gent Gjikola (Shqipëri)

Gent Gjikopulli (Shqipëri)

Najada Hamza (Shqipëri)

Alban Hajdinaj (Shqipëri)

Adrian Isufi (Shqipëri)

Ilir Koka (Shqipëri)

Gent Korini (Shqipëri)

Miodrag Krkobabic (Serbi)

Greta Lamaj (Shqipëri)

Olsion Lamaj (Shqipëri)

Elsa Martini (Shqipëri)

Kader Muzaqi (Kosovë)

Bruno Muzzolini (Itali)

Lad Myrtezai (Shqipëri)

Alek O. ( Argjentinë)

Heldi Pema ( Shqipëri)

Roberta Penzo (Itali)

Kilian Ochs & Joschka Steffens (Gjermani)

Manuel Scano (Venezuelë)

Tomas Saraceno ( Argjentinë)

Eduardo Tronchin (Itali)

Eltjon Valle (Shqipëri)

Florian Vika (Shqipëri)

Lala Meredith Vulaj (Angli)

Fani Zguro (Shqipëri)

Zhaku (Shqipëri)
 
Marre nga : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama