Per cfare flasin letrat e Einstein qe kushtojne 430 mije dollare

Per cfare flasin letrat e Einstein qe kushtojne 430 mije dollare

Pikëpamjet e fizikanit të njohur Albert Einstein mbi Zotin, fenë dhe bombën atomike kanë arritur të arkëtojnë afërsisht 430 mijë dollarë në ankand.

 

Më shumë se 25 mijë dokumente, të cilat  përfshijnë letra të shkruara më dorë dhe me makinë shkrimi, të firmosura nga vetë Einstein, tregojnë mendimet e tij më të thella. Specialisti dhe historiani  Brian Chanes shprehet se ajo që është shumë interesante tek këto letra, është se japin të gjitha mendimet me të thella të vetë fizikanit.

 

"Nuk janë letra të rëndomta që dikush shkruan në përgjithësi, këto janë mendime e tij, duket një udhëtim në mendjen e Enstein-it, e cila është konsideruar mendja me e ndritur e shek të 20", thotë ai.

 

Përveç mendimeve të tij mbi çështje filozofike dhe shkencore, disa letra zbulojë pikëpamjet e Enstein-it mbi Gjermaninë naziste antisemite. I lindur në Gjermani, fizikani ka  zhvilluar teorinë e përgjithshme të relativitetit, një nga dy shtyllat e fizikës moderne .


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama