Pelegrinet e haxhit mund te sjellin Ebolen ne Maqedoni

Pelegrinet e haxhit mund te sjellin Ebolen ne Maqedoni

Mbi 1 mijë pelegrinë nga Maqedonia që iu bashkuan haxhit në Mekë do t’i nënshtrohen kontrolleve të rrepta mjekësore nga dyshimet se mos janë prekur nga Ebola. Autoritetet shëndetësore maqedonase deklaruar se do të fillojnë të kryejnë kontrolle shëndetësore mbi 1 mijë shtetas maqedonas që qëndruan në Mekë dhe Medinë, për të kryer ritualin e haxhit. Ata rrezikojnë të sjellin në vend sëmundje të rrezikshme si kolera, malaria dhe Ebola, e cila së fundi ka prekur edhe vendet e Evropës. Kontrollohet do të kryhen nga Qendrat e Shëndetit Publik dhe Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor.

“Çdo qytetar që rikthehet në Maqedoni do të jetë objekt i mbikëqyrjes mjekësore, për shkak se mund të jenë të prekur nga Ebola dhe sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes që janë të pranishme në rajonin ku kanë qëndruar këta persona. Për të parë shfaqjen e simptomave të këtyre sëmundjeve, nevojiten 23 ditë mbikëqyrje”, tha mjeku Zvonko Milenkoviç. Mbi 1300 haxhilerë nga Maqedonia dhe diaspora, kryesisht shqiptarë dhe turk, qëndruan për 20 ditë në Arabinë Saudite, për haxhin e këtij viti.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama