Gjatë këtij tremujori, të ardhurat e “Google” kane regjistruar një rënie prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rënë në 2,18 miliardë dollarë. Një shifër e tillë është edhe më e ulët se parashikimet negative të ekspertëve. ”Google” fajësoi kompaninë “RR Donnelly” për publikimin e një të dhëne jopërfundimtare të paautorizuar, përpara mbylljes së bursave dhe afatit kur duhet te publikohej raporti i plote.
Si rrjedhojë e këtij gabimi, aksionet e kompanisë pësuan një rënie prej 9% në tregje, duke detyruar “Google” që të pezullonte transaksionet, me nje kosto prej qindra milione dollaresh per kompanine. Në një komunikatë, motori i kërkimit më popullor në botë informoi: “Kemi kërkuar pezullimin e transaksioneve tona në “Nasdaq”, ndërsa përgatitemi të finalizojmë dokumentin. Pasi të finalizohet, do të publikojmë të dhënat e plota për të ardhurat tona, duke rifituar edhe transaksionet e zakonshme të aksioneve”.