Pas Twitter Turqia bllokon edhe YouTube

Pas Twitter, Turqia bllokon edhe YouTube

Aksesi ndaj faqes për shpërndarjen e videove, YouTube, është ndaluar në Turqi. Vendimi është marrë pas publikimit të një regjistrimi nga takimi i qeversië, i cili komprometonte kryeministrin e vendit, Taip Erdogan.

Regjistrimi i bërë publik, që çoi në ndalimin e Twitter dhe YouTube tregon që Erdogan po diskuton me kryetarët e sigurisë për një pushtim të mundshëm të Sirisë. Ministria e jashtme turke ka lëshuar një deklaratë, duke e quajtur regjistrimin “një sulm fatkeq” për sigurinë kombëtare. Po ashtu, ajo pretendon se regjistrimi zanor ishte “pjesërisht i manipuluar”. Edhe Erdogan e ka mohuar në mënyrë të përsëritur vërtetësinë e regjistrimit.

Autoriteti turk i telekomit, TIB, thotë se ka marrë një “masë administrative” kundër YouTube. Ndërsa detajet e tjera nuk janë bërë të qarta. Ky vendim vjen një javë pasi TIB bllokoi aksesin ndaj rrjetit Twitter.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama