Parisi publikon 5 shekujt e ndaluar te erotizmit

Parisi publikon 5 shekujt e ndaluar te erotizmit
Ato jane te ilustruara me doreshkrime te Sade-it apo Apolinerit, gravura "te turpshme" dhe fotografi pornografike. "Ferri" eshte nje vend imagjinar, nje seksion i krijuar me 1844 ne Biblioteken Kombetare te Frances per te listuar veprat "e shthurura".

Shekulli i XVI siguron veprat e para, por eshte shekulli XVIII, shekulli i shthurjes, qe mbush koleksionet. Ne ate kohe festohej kenaqesia e gezimit apo shkrimet e lehta, ndersa nen pallto qarkullonin pamje monumentale ciftimesh etj. Sade-i , per te cilin kenaqesia eshte e pandashme nga dhimbja, e permbys shpejt tendencen. "Erosi sekret" paraqet doreshkrime, botime origjinale dhe tekste te shkruara ne pjesen me te madhe ne burg, si per shembull "Filizofia ne buduar", apo "Fatkeqesite e virtytit". Me revolucionin e 1789-es vjen koha e pamfleteve te ndyra ne sherbim te politikes, Mari Antuanet akuzohet se fle me te gjithe boten, ndersa famullitaret e ndezur nxisnin imagjinaten popullore.

Koleksioni pasurohet rastesisht nga sekuestrimet e bera nga policia tek amatoret apo te botimeve konfidenciale. Deri ne ate mase saqe me 1844, Biblioteka Mbreterore vendosi t'i rigruponte nen te njejtin seksion, konsultimi i te cilave ishte rreptesisht i kontrolluar.

Nder kuriozitetet e tjera, BNF-ja paraqet sot disa guida praktike te epokes, nder te cilet "Almanakun e adresave te zonjushave te Parisit", me tarifat dhe sherbimet e tyre speciale (1791). Ne shekullin e XIX, "Lulet e te Keqes" te Sharl Bodeler (Charles Baudelaire 1857), botimi i te cilave shkaktoi nje skandal te madh, por gjithashtu tekste te Merimese apo Verlenit bashkohen me "ferrin", perkrah fotografive te para porno.

Gijom Apoliner (Guillaume Apollinaire) hap shekullin XX me "11000 thuprat" (1907) dhe punon per katalogun e pare te shtypur te koleksioneve. Botime klandestine te Sade -it qarkullojne ne ate kohe, ndersa surrealistet shtojne me guxim disa faqe nen rrip ne koleksionet kombetare si per shembull "Le con d''Irène" (1928) e Aragonit, apo "Les rouilles encagées" (1954) e Benjamin Peret. Pierre Mac Orlan, Georges Bataille, Pierre Louys, tekstet erotike te te cilit me "nje dhune te paimagjinueshme" u zbuluan pas vdekjes se tij ne 1925, e me tej "Historia e O", e misteriozes Poline Reage, i bashkohen "ferrit" deri ne mes te shekullit XX. Ne vitin 1968, kur BNF-ja deshi te perkujtonte 50-vjetorin e vdekjes se Apolinerit, nje numer doreshkrimesh te tij ndodheshin ende ne "ferr" dhe nuk mund te ekspozoheshin aq lehte. Ato u c’klasifikuan fillimisht, ndersa nje vit me vone, "ferri" u mbyll.

Marre nga : Gazeta Koha Jone

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama