Paris i jepet nenshtetesia heroit 24-vjecar nga Mali shpetoi pengjet ne supermarket

Paris, i jepet nenshtetesia heroit 24-vjecar nga Mali, shpetoi pengjet ne supermarket

Lasana Balti, emigranti 24-vjeçar me origjinë nga Mali, i cili u bë i njohur pas sulmeve terroriste që tronditën Francën javën e parë në vitit 2015, ka marrë nënshtetësinë franceze në një ceremoni të posaçme të mbajtur pasditen e sotme në Parisë për nder të tij.

Balti u cilësua si hero nga mediat frënge pasi me trimëroi dhe guxim fshehu disa nga personat e marrë peng në një supermarket nga terroristi Amedi Kulibali, ku humbën jetën 4 persona të pafajshëm. Presidenti i Institutit për Emigrantë në Francë, Pierre Henry e vlerësoi atë si një model të denjë për të rinjtë në botë. 24-vjeçari nga Mali jetonte prej disa vitesh si emigrantë në Francë me shpresën se do të arrinte të përfitonte dokumentet franceze.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama