“Pikëpamjet e mia politike njihen mirë”, tha ajo në nisje të samitit. Më pas erdhi një sentencë që ishte e paimagjinueshme për një kancelare gjermane. “Nikola Sarkozi më përkrahu gjatë fushatës sime. Në të njëjtën mënyrë, tani do ti kthej borxhin”. Kancelarja e kthjellët dhe presidenti shëtitës kanë arritur një marrëveshje, siç nuk ishte parë kurrë më parë një marrëdhënie e tillë Franko-Gjermane. Kancelarja gjermane do të hapë fushatën e Sarkozisë në Paris dhe do të qëndrojë pas tij në një kohë që ai do të jetë në foltore. Ndërsa Sarkozi do ta mbështesë atë në çdo plan apo reformë që do të ndërmarrë.
Përpjekja e Kancelares gjermane për të ndihmuar Sarkozinë në përpjekjen e këtij të fundit për tu rizgjedhur president është e paprecedentë. Por gjithashtu e tillë është edhe kriza e borxheve në Evropë. Berlini i trembet se një president Socialist në Paris mund të përmbysë strategjinë për shpëtimin e euros. Por mbështetja elektorale e Merkelit sjell rrezik.











