Pajisja me te cilen mund ti bejme foto perfekte vetes

Pajisja me te cilen mund t'i bejme foto perfekte vetes

Tendenca e fundit për t’i bërë fotografi vetes është jashtëzakonisht e madhe. Por adoleshentët në Azi kanë gjetur një mënyrë për ta zmadhuar tablonë e momentit.

“Ky quhet skeptri i vetes,” thotë Diana Sari, një sipërmarrëse 21-vjeçare nga Indonezia. Ajo po mban një skeptër metalik që zgjatohet, që ka një mbajtëse plastike ngjyrë blu në fund dhe telefonin Samsung në anën tjetër.  Ajo dhe miqtë e saj e përdorin ekskluzivisht për t’i bërë foto vetes, duke ngritur telefonin 30 cm nga toka, duke caktuar minutazhin e aparatit dhe shkrepur një foto ku janë të gjithë bashkë.

Ditët e portreteve të mjegullta të vetes, të kapura në pasqyrat e tualeteve i përkasin së shkuarës. Fotot e vetes janë bërë një mjet shumë i mirë për rrjetet sociale, saqë adoleshentët në Azinë juglindore, një rajon që mburret me aktivistët që i bëjnë foto vetes, kanë investuar në këto pajisje metalike për të perfeksionuar portretet vetjake, duke iu kundërvënë modelit të vjetër ku i kërkohej një të panjohuri të bënte një foto.

Fotografuesit e vetes mund të bëjnë aq piktura sa duan. Kur shkrepja është perfeksionuar, “skeptri i vetes” mblidhet në një telefon dore dhe bëhet i vogël dhe portabël.  Në Indonezi kjo është bërë një tendencë e fundit. Po ashtu, në Malajzi dhe në Filipine. Nëse kërkoni #selfiestick në Facebook dhe Instagram, do të shihni fotografi të njerëzve në vende turistike dhe hapësira publike, që kanë bërë foto të vetes së tyre me një krah metalik.

Po ashtu do të gjeni dyqane online që shesin aksesorë nën etiketën: “mos e humbisni shkrepjen perfekte”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama