PD thirrje per protesta tek Parku Liqenit Brace Ky eshte xhihad politik

PD thirrje per protesta tek Parku Liqenit, Brace: Ky eshte xhihad politik

Një deklaratë e Partisë Demokratike që ftonte këdo për të ardhur në protestë kundër Bashkisë dhe projektit të saj për Parkun e fëmijëve tek Liqeni, ka sjellë reagimin e vetë isntitucionit si dhe të deputetit socialist Erjon Braçe.

PD përmes Bogdanit bëri thirrje që në Parkun e Liqenit të nisin protestat në orën 11:00 të kësaj të hëne, ndërsa në kundërpërgjigje, Bashkia përmes një deklarate shkruan se opozita e selisë blu do të mbetet në histori si monumetn historik për shkatërrimin dhe vandalizimin e pronës publike.

“Pasi lejoi 100 ndërtime pa leje brenda në Park – lavazhe, parkingje, motele, hotele, bujtina, hane, kafe, bare, restorante, bingo, baste e kazino, pasi lejoi qindra banesa në bregun jugor të Farkës, duke shkaktuar disa herë rrëshqitje të kodrave përreth, pasi dha lejen nga Lulzim Basha për 220 mijë m2 ndërtim 17 katësh në digën e Liqenit, sot kinse përdëllehet për Parkun. Çfarë hipokrizie patetike!”- shkruhet në deklaratën e Bashkisë.

Ndërsa deputeti socialist e cilëson orvatjen e Partisë Demokratike si një xhihad politik.

“Xhihadi politik ne aksion. Dje ne Pakistan, ne parkun e lodrave ne Lahore;

Sot ne Tirane, ne parkun e lodrave ne parkun artificial, urban, tek Liqeni!!

Dhe nje habi me shume;

Ne fshatrat e tyre i prene pemet deri ne hektare te tere si pyje;

Ne qytet shkulin floket per te mbrojtur pyllin qe e prene!! Alternative politike-nam”, shkruan deputeti ne rrjetin e tij social.

Deklarata e plote e Bashkisë së Tiranës, reagimi ndaj PD-së


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama