PD Zyrat e punesimit fasada mashtrimi

PD: Zyrat e punesimit, fasada mashtrimi

Koordinatori i Partisë Demokratke, Ervin Salianji denoncoi para Zyrës së Punësimit në Tiranë,  Shërbimin Kombëtar të Punësimit.

Në një njoftim për shtypin, Salianji u shpreh se ky shërbim nuk është gjë tjetër veçse një propagandë e qeverisë.

“Humbja e vendeve të punës është një nga zhvillimet dhe ngjarjet më të rënda të ndodhura në këto 300 ditë. Politikat e gabuara të qeverisë vendosja e taksës progresive, rritja e procedurave për punësim, kanë dekurajuar sipërmarrësit dhe investitorët për të krijuar më shumë vende të reja pune. Ndërkohë që qeveria nuk po bën asnjë politikë të re për punësimin dhe nuk po punëson asnjë njeri. E vetmja zgjidhje që jep qeveria, janë këto fasada të bukura të zyrës së punës, ndërkohë kushdo qytetar që aplikon në këto zyra përballet me mashtrim dhe me neglizhencë”, u shpreh Salianji.

Së bashku me një grupt të rinjsh të cilët sipas tij kanë aplikuar për punë dhe ende nuk kanë marrë përgjigje, Salianji akuzoi qeverinë se zyrat e punës janë thjesht ‘fasada të bukura’ të cilat mashtrojnë të rinjtë.

 “Jam sot këtu me një grup qytetarësh të profesioneve të ndryshme të cilët kanë aplikuar tek zyrat e punës dhe janë pa punë. Vjola, për mësuesi, e cila ka aplikuar në Maj, është Esati që ka mbaruar për teknologji informacioni dhe është i papunë, Ermali për fizioterapi, Selimi jurist, Eno ekonomist i papunë i cili ka aplikuar në zyrat e punës dhe vazhdon që të jetë i papunë. E vetmja zgjidhje që jep kjo qeveri është propaganda boshe dhe mashtrimi, ndërkohë që të vetmit persona që punësohen me këtë qeveri janë personat e inkriminuar dhe personat me diplomë false”, u shpreh Salianji.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama