PD Tirana Parking menyra qe Veliaj te vjedhe me shpejt

PD, 'Tirana Parking' menyra qe Veliaj 'te vjedhe me shpejt'

Fabjan Topallja, këshilltar i PD-së, në një dalje për mediat tha se do të ndjekin rrugën ligjore për moszbatimin e vendimit të bashkisë për tarifat e parkimeve.

Ai tha se ky akt i miratuar me shpejtësi ka si qëllim që Veliaj “të vjedhë më shpejtë”.

“PD jo vetëm do të denoncojë këtë procedurë por do të bllokojë zbatimin e vendimit klientelist të parkimeve duke ndjekur çështjen në rrugë gjyqësore, pasi akti i miratuar me shpejtësi dhe në shkleje të të gjithë ligjeve është bërë për të vjedhur më shpejt. Ne nuk do të lejojmë që Veliaj dhe LSI Parking të pasurohet në kurriz të qytetarëve të Tiranës”, tha Topallaj.

Këshilltar i djathtë akuzoi shumicën e majtë në bashki se bllokoi fjalën e tyre në kalimin dhe të vendimeve të tjera në mbledhjen e këshillit bashkiak. “Tirana Parking” tha ai ka si qëllim të rrjepë qytetarët.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama