Dihet tashmë, se ata besonin tek Zeusi, quheshin shqiponja, mbanin pelerina të kuqe all mbi shpatulla dhe në flamurët e tyre në qendër, kishin simbolin e Diellit të pikturuar në variante të ndryshme!
Vetëm sa për koincidencë, unë si një dëshmitar i aktiviteteve patriotike të komuniteti shqiptar i Amerikës të paktën në këto 15 vjetët e fundit, në këndvështrimin tim personal vlerësoj si një moment madhështor, pamjen e demonstruesve tanë me flamujt kuq e zinj të hedhur mbi supe nëpër rrugët e Washingtonit, New Yorkut, Chicagos, Detroitit dhe sa e sa qyteteve të tjera... Është krejt e mrekullueshme që të shikosh se si flamujt e hedhur mbi supet e demonstruesve shqiptarë për mbrojtur në mënyrë paqësore të drejtat e tyre njerëzore, gjatë lëvizjes së tyre nëpër rrugë, nga lart ata duket sikur shvendosen si pjesë e të kuqes kozmike!
Në fillim të viteve 80, thonë se: "Në një intervistë televizive me yllin e ri në ngritje të artit Amerikan, aktorit me origjinë shqiptare John Bellushi, drejtuesi i atij programi për t’i bërë një kompliment, i drejtohet: - "Hej, Johnny! Në tiparet e tua mesdhetare, ju keni përafërsi me Julius Qezarin! Por Johnny vetë, aty për aty ja priti; "Unë afroj më shumë me Aleksandërin e Madh, se me Julis Qezarin! Babai im Adam Bellushi ka lindur në të njëjtin vend, ku ka lindur Aleksandri i Madh"!...
Pra, komentet janë të tepërta!...
Por sot në literaturën klasike thuhet se origjina e flamurit vjen, ose e ka filluar të përdoret në lashtësi, fillimisht nga perandorët kinezë, qysh në shek X BC!
"Flamurët valëvitës dhe të gjitha shenjat e tjera luftarake të rreshtuara në fushë-betejë janë praktikuar fillimisht në ditët e Kinës së lashtë. Perandori kinez Chou themelues i dinastisë Zhou, në shek e X (BC) përdorte një flamur të bardhë përpara kalit të tij, sa për të deklaruar prezencën, thuhet në "Dictionary Enciclopedic Illustrated". page. 634, publ by, Tormount Publications Inc. 1990.
Eduard Gibboni, i cili sot konsiderohet si historiani më i madh në të gjitha kohërat, hipi në panteonin e nderit me librin e tij të famshëm në 4 pjesë, dhe krejt voluminoz, me titull:"The Decline and Fall of Roman Empire". Puna e tij në këto libra historik, konsiderohet prej të gjithëve, si një përpjekje titanike, dhe është model i skrupulozitetit dhe ndershmërisë profesionale...
Diku në këtë libër ai shkruan:"Klaudius teveqeli, vëllai i Gjermanikusit, pothuajse arriti në kampin e tyre dhe kishte hedhur mbi supe "Të Kuqen Perandorake", dhe po përgatitej që të zgjidhej perandor me mbështetjen e ushtrisë"! (The decline and Fall...) faq. 99-100). by Pinguin Books USA 1987...
Në faq. 149, ai në rastin e perandorit Valerian ai përshkruan kështu: "Valeriani ishte rreth 60 vjeç, kur ai hodhi mbi supe "Të Kuqen Perandorake",
jo për kapriço, popullaritet, apo shkëlqim ushtarak, por për të treguar aprovimin dhe unitetin e botës romane" Pra është më se e qartë se "Pelerina e Kuqe", flamujt, dhe shqiponjat në majë të shtizës nuk tregonin tjetër veçse besimin tek (Dielli zot, ose Zeusi) .
Këtu gjithashtu, duhet theksuar se Republika Romake në fillim kishte të tjera shenja simbolike; shqiponjën me një kokë të vendosur në majë të shtizës së flamurit të kuq. Por më vonë kur ajo (R. Romake) u zgjerua, dhe kur u hodh matanë Adriatikut mori kontrollin e lindjes duke u shndërruar në Perandori!
Pastaj ajo vuri në përdorim shqiponjën me dy krerë. Kjo gjë erdhi edhe si rezultat i prezencës dominuese, të Yllirëve...
Le të citojmë përsëri, Gibbonin e madh: "Puna e shkëlqyer e bërë për të shpëtuar perandorinë nga sulmet e gjithanshme të tiranëve, dhe barbarëve, ishte realizuar tashmë me sukses të plotë nga vazhduesit, Yllirë... Sapo perandori Dioclecian hyri në vitin e tij të njëzetë të dominimit të tij, nisi festimet triumfuese, duke lejuar dhe pjesëmarrjen pompoze të ushtrisë që të parakalojë në rrugët e Romës! Partneri i tij me fuqi të barabartë perandorake Maksimiani (tjetër Yllir ky) ishte i vetme shoqërues, në lavdinë e atyre ditëve të mëdha." Këto radhë janë shkëputur, po nga libri "The Decline and fall of...) në faq. (198-199).
Por në fakt riorganizimin e plotë të perandorisë e bëri Kostandini i Madh (306-337 AC), dhe atëherë shqiponja me dy krerë u ristabilizua përfundimisht. Le ta ilustrojmë më mirë këtë fakt nga libri: "The Complete Dictionary of Symbols" në faq. 161, thuhet p.sh;
"Shqiponja është një nga simbolet më të lashta dhe më populloret si emblemë fitoresh. Shpirti i saj luftarak konsiderohej, fat dhe sukses për ushtrinë persiane! Më vonë shqiponja për Romën, thuhej se buronte nga legjenda e Eneas që erdhi nga Troja, i shoqëruar prej saj në Itali, dhe mbahej në standardin Roman, si "Zogu i Jovit"!
Më vonë Perandoria e Romës dhe e ajo Bizantine përdorën shqiponjën me dy krerë që simbolizonte tashmë të dy gjysmat; perandorinë e lindjes dhe atë të perëndimit! Kjo thuhet se u adaptua nga perandorët e mëvonshëm (kryesisht Yllirë), dhe pastaj nga "Perandoria e shenjtë Romane", nga "Hadsburgët", dhe më tej nga "Perandoria Ruse", rreth vitit 1 200, si rezultat i një martese që erdhi, me një nga princeshat e familjes së famshme Komneni në Anadoll! Nga kjo familje siç dihet dolën disa perandorë Bizantinë dhe njihen mirë për rrënjën e tyre shqiptare !
Sa për kureshtjen tuaj, flamujt e Perandorisë Bizantine ishin me fushë të verdhë, dhe me shqiponjën e zezë në mes, ndryshe nga ato të Romës të kuq! Ashtu si kemi parë tek filmi mbi "Skënderbeu", por vetëm për të treguar se tashmë dielli kur ngrihet në lindje ka ngjyrën e verdhë! E verdha gjithashtu në kodin e ngjyrave zbërthehet edhe si shëmbëlltyra e Zotit!
Duke kujtuar veprimin e Zeusit me dy shqiponjat tek Delphi, ai caktoi atje qendrën e botës së vjetër! Aty ndahej lindja, me perëndimin dhe siç duket aty ka kaluar meridiani fillestar, i cili në artikullin tim mbi Dodonën, theksova se ky meridian fillon tek piramida e madhe e Keopsit dhe se duke u ngjitur në veri ai e ndante trekëndëshin e madh në dy pjesë të barabarta, duke formuar kështu këndin 90º! Mali i Tomorit dhe ai Araratit përfitonin nga kjo pingule një pikë të baraslarguar.
Më pas vjen periudha e gjatë e rezistencës kundra pushtimit Otoman dhe më tutje, për 450 vjet me radhë deri tek rizbulimi i flamurit kuq e zi të Skënderbeut nga i madhi, Faik Konicës! Pra duke ju afruar fundit të këtij shkrimi mbi lashtësinë e historisë tonë si komb, s'di pse në mbyllje të këtij shkrimi dua të përmend një pasazh të shkurtër nga komedia Shekspirit "Nata e Dymbëdhjetë", ngjarje e cila ka ndodhur në Ylliri, që ai, thonë se e vizitonte rregullisht, për të parë në origjinal tragjeditë e Eskilit:
Si heroina "anijembytur", e (Natës së Dymbëdhjetë ) pra, po pyesim; -Cili vend, or miq... është ky? Kapiteni Shekspirian i anijes ju përgjigj . -"Kjo është Ylliria, zonjë"... !(1.2 1.2) Kurse ajo pyeti. -"A e njeh ti këtë vend"? Ai u përgjigj; -"Ehë, zonjë... mirë" ! (1.2 23-24). Marrë nga "Shqiptarët" e Edvin Jacques!...
Përurimi
"Libri Evropian”, pjesë e re e Bibliotekës Kombëtare
Bibliotekës Kombëtare i shtohet një pjesë e re, ajo e ambienteve të "Librit Evropian", përurimi i të cilit është zhvilluar mbrëmjen e djeshme, nën praninë e Kryeministrit Berisha dhe ministrit Pango. "Libri Evropian" është një investim i MTKRS-së, me fond të buxhetit të shtetit, "për rehabilitimin e 'ndërtesës së vjetër' të Bibliotekës Kombëtare. Tenderi i hapur për restaurimin e kësaj godine me një fond prej 36 milionë lekësh të reja ishte e para nismë konkrete për "kthimin në identitet" të saj. Rehabilitimi i “ndërtesës së vjetër” të BK-së ka filluar në vitin 2000, por pa asnjë rezultat konkret deri në vitin 2007. Gjendja e degraduar e godinës kishte shkaktuar jo vetëm nxjerrjen jashtë përdorimit për lexuesit, por kishte rrezikuar dëmtimin e koleksioneve që ruheshin e shërbeheshin aty: Rreth 250 000 njësi bibliotekare me vlera të veçanta kulturore evropiane e botërore, veçanërisht ato të fondit të përzgjedhur të literaturës filozofike, artistike e shkencore të të gjitha kohërave dhe të gjithë popujve. Sipas ministrit të Kulturës, Ylli Pango, ndërtesa e "Librit Evropian" është rikonceptuar sipas parimit bashkëkohor me “fonde të hapura”. Salla gjermane e leximit (tanimë në funksion të plotë në bashkëpunim me Institutin
“Goethe”), salla angleze e leximit, salla franceze e leximit, salla italiane e leximit, salla e gjuhëve klasike të leximit, salla e periodikut të huaj, biblioteka do të ofrojë për lexuesin vlera të kulturës evropiane.
Duke qenë ndërtesë që ruan dyfish vlerën historike; si vend ku më 1912 është shpallur pavarësia e Tiranës dhe më 1920 është shpallur Qeveria e parë e dalë nga Kongresi i Lushnjës në Tiranën e sapocaktuar kryeqytet, në vitin 2000 u realizua shpallja e saj “Monument Kulture” e kategorisë së dytë. Në bazë të ligjit “Për Trashëgiminë Kulturore”, restaurimi i objekteve të trashëgimisë kulturore është kryer nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, ndërsa projektet e restaurimit të ndërtesës “Libri Evropian” në çdo rast janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit.
B. G. : Gazeta Metropol











