Ora inteligjente e Google

Ora inteligjente e Google

Google pritet të nxjerrë në treg orën inteligjente të quajtur “Gem” më 31 tetor, duke dhënë shembullin e radhës se gara për risitë teknologjike nuk po njeh kufij. Në internet kanë qarkulluar disa modele të pakonfirmuara të produktit në fjalë, të cilat thuhet se ngjasojnë me orët e prodhuar nga selia e Mountain View.  Ndërkohë, edhe një tjetër kompani e njohur që ofron shërbimet online duket se nuk do të mbetet pas. Sa vijnë e bëhen më të vërtetë zërat për debutimin e Amazon me një telefon smart. Falë informacioneve të mbledhura nga “Financial Times”, zërat e korridoreve janë kthyer në një projekt, ende jo zyrtar, por më të strukturuar. Flitet se emri i kompanisë që do të realizojë modelin e telefonit për kompaninë e Jef Bezos është taivanezja “HTC”. Lajmi i publikuar në “FT” është pasuar nga lajme të tjera në rrjetin “Bloomberg”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama