Ora e dores qe ju mbron nga rrezet e diellit

Ora e dores qe ju mbron nga rrezet e diellit

Një pajisje e re, si orë dore mund të masë ekspozimin ndaj rrezeve ultravioletë UV dhe t’u tregojë përdoruesve se kur mund të digjen nga dielli, duke i përgatitur ata të marrin masa. Ajo është krijuar nga nevoja për mbrojtje kundër diellit dhe mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve diellore, por gjithashtu e mbron atë nga përthithja e rrezeve të dobishme, të cilat përdoren për të sintetizuar vitaminën D.

Pajisja “miqësore me diellin” dallon rrezet e dëmshme dhe të dobishme dhe tregon se kur është koha më e mirë për të dalë në diell, apo për të qëndruar brenda, duke i mbrojtur njerëzit nga djegia.   Pajisja fillon të punojë kur përcaktohet ndjeshmëria e lëkurës, në një shkallë nga 1 në 11. Dritat e orës ndriçojnë kur ekspozimi ndaj rrezeve UV rritet. Kur vjen koha për t’u larguar nga dielli, drita fillon të pulsojë.

Bashkëthemeluesi i kompanisë që ka prodhuar këtë pajisje tha se: “Mungesa e Vitaminës D është një pandemi në të gjithë botën.”  Prandaj ora synon që të reduktojë përdorimin e kremit mbrojtës nga dielli, i cili e pakëson sasinë e vitaminës D që përthithim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama