Opportunity zbulon nje shkemb te ri ne Mars

Opportunity zbulon nje shkemb te ri ne Mars

Një shkëmb misterioz që “shfaqet” papritur në Mars: lajmi i habitshëm ka ardhur nga sonda Opportunity që vazhdon misionin e saj. Duke krahasuar imazhet e para të ardhura nga sonda me ato aktuale është e dukshme që është shfaqur një shkëmb, që më parë nuk ishte.

Surpriza ka ngjallur jo pak diskutime në radhët e ekspertëve. Disa mendojnë se është një copëz asteroid i rënë së fundmi në Mars, ndërkohë të tjerë se është një gur i lëvizur nga vetë roveri Opportunity gjatë lëvizjes. Shkëmbi, i emërtuar si “guri i përçart”, do të analizohet dhe studiuar për të zbuluar përbërjen dhe origjinën e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama