Në fund të emisionit Opinion pasi Fevziu ka kujtuar se debati i fundit mes dy kandidatëve për Tiranën është bërë në shtator 2000, Erion Veliaj ka përsëritur për të disatën herë radhazi ftesën për rivalin e tij në PD. "E pres Halim Kosovën në studoin tuaj apo kudo tjetër" i ka thënë ai Fevziut duke e shndërruar në lajtmotiv të kësaj fillim fushate kërkesën e debatit për Tiranën.
Por nga ana tjetër, megjithëse PD-ja e konsideron të dështuar, të zhytur në afera dhe përfaqësues të qeverisjes së keqe dy vjecare Veliajn, disa përfaqësues të saj e kanë refuzuar pa argumenta debatin. Madje, pa lënë vetë Halim Kosovën të prononcohet, disa deputetë të PD-së e kanë hedhur poshte ftesën për debat. Ende nuk dihet se një gjë të tillë e bëjnë se i tremben performancës së kandidatit Kosova, apo se i tremben trashigimisë së Bashës në Tiranë.
Tabaku: Përse duhet debat?
Pas ftesës së parë për debat ky qe reagimi i Jorida Tabakut: “Për çfarë e ftoi në debat Halim Kosovën? Për të diskutuar reformën e pensioneve dhe faktin që pensionistët sot marrin vetëm dyqind lekë në ditë? Apo për të diskutuar faktin që sot një në tre shqiptarë marrin borxh për të siguruar mbijetesën? Show propagandistik vazhdon, ku kandidati bën pyetje përgjigje vetëm me stafin e tij, shumë larg realitetit, shumë larg asaj që qytetarët e Tiranës kërkojnë”, tha Tabaku
Sipas saj, Erion Veliaj duhet të japë përgjigje pse në listat e ndihmës ekonomike gjenden militantë të PS