Olta Gixhari puthje lesbike ne teater

Olta Gixhari puthje lesbike ne teater

Ka dhuruar skena të nxehta shfaqja “Penetrimi i shpirtit”, e koreografit Arian Sukniqi, që u ngjit në skenë përgjatë dy netëve në Teatrin Kombëtar.

I kanë mjaftuar vetëm 4 minuta Olta Gixharit, për t'i vënë "zjarrin" skenës së Teatrit Kombëtar. Një puthje lesbike, prekje sensuale, kërcime erotike u shfaqën papritur për spektatorët.

Olta Gixhari ishte në rolin kryesor, Sukniqi kishte ftuar edhe dy balerinë të Trupës së Baletit të Athinës, çiftin Altin Korunti dhe Aretina Noti.

Gixhari, një bionde sensuale, e veshur me një fustan të zi, pupa balerina, ajo zhvesh këmishën, e lidh në brez dhe i drejtohet skenës. Kur Gixhari ngjitet në skenë, përpara i del njëra prej balerinave, që është hija e saj skenike. “Tani meshkujt do të na quajnë lesbike”, tha ajo.

Vëmendja e publikut është drejtuar tek Olta, e cila i afrohet hijes për ta puthur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama