Oficerja britanike tenton te deboje emigrantin shqiptar por bie ne dashuri

Oficerja britanike tenton te deboje emigrantin shqiptar, por bie ne dashuri

Një oficere sigurije në qëndrën më të madhe të ndalimit të emigrantëve illegal në Lindje të Londrës , u përpoq të fuste ilegalisht në Angli një shqiptarë me të cilin ra në dashuri kur ai ishte ndalur në këtë qendër.

Kelly Henderson, 39 vjec u ndalua nga kolegët e saj të emigracionit sapo kishte mbërritur nga Franca ku në bagazhin e makinës tip Nisan kishte fshehur Fatos Demirnelin me të cilin kishte nisur një lidhje, në qendrën e dëmit të emigrantëve “Harmondsëorth Immigration Removal Centre”.

Henderson do të arrestohej por u gjykua në gjëndje të lirë.

Në gjykatë ajo u përball me akuzën e fshehjes së emigratëve illegal dhe një tjetër akuzë për drogë.

Meqënëse ajo kishte një fëmijë të vogël gjykata e dënoi me kusht.

Kjo ngjarje ka pushtuar mediat britanike.

Ndërkohë Kelly Henderson i tha gazetës Daily Mail se “ajo e ka kuptuar mënyra e zgjedhur për të future në Angli të dashurin Fatos Demirneli ishte e gabuar por ajo theksoi se ndihej e dashuruar me shqiptarin për të cilin tha se shpresonte që ai të rikthehej legalisht në Angli”.

Sipas Kelly Henderson i dashuri shqiptar, 39 vjec, kishte një djalë 6 vjec dhe se i kishte treguar që prindërit dhe vëllain ia kishin vrarë në Shqipëri.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama