ONUFRI XXI SiO2 Arsyeja e Brishtesise 20 Nentor 2015 3 Janar 2016

onufri-sq TIRANË, 17 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/- Arsyeja e Brishtësisë, Si e Shkronjëzojmë Fjalën K-U-J-D-E-S kur Përballemi me Qelqin? Ekspozita është përzgjedhja përfundimtare për Edicionin e 21 të Çmimit Onufri qe do te mbahet ne Tirane nga 20 nentor deri 3 janaar 2016.

Ekspozita e cila është kuruar nga dyshja kuratoriale VestAndPage (Verena Stenke/Andrea Pagnes) mbledh sëbashku veprat e 23 artistëve nga vende të ndryshme të botës, disa prej të cilëve janë nga emrat më të dëgjuar të skenës së artit bashkëkohor sot. Në një koncept të shtjelluar për ekspozitën kuratorët VestAndPage shprehen se:

"Ngjizja dhe aspektet përbërëse të artit bashkëkohor janë të paparashikueshme, të papritura, aksidentale dhe ndonjëherë të pabesueshme. Në thelb ato janë "çrregullime", mospërputhje radikale, duke qenë shpesh rezultat i një mënyre të menduari ndryshe, kritike, në kundërshtim me normat dhe kodet estetike të pranuara në përgjithësi. E megjithatë arti nuk ka për qëllim të bllokojë rrjedhjen e jetës, sepse vepra e artit - në atë shtrirje të shkurtër kohe dhe hapësire - është e aftë të transmetojë një pamje të fokusuar të gjendjes njerëzore duke hedhur dritë mbi faza esenciale të saj si evolucioni apo regresi.

Shumë nga bazat e praktikave të artit bashkëkohor nisen nga hetimi i cilësive të materialeve të ndryshme - në rastin e kësaj ekspozite të qelqit - dhe de-kontekstualizimi i funksionit të tyre të zakonshëm. Në fakt, për artistët bashkëkohorë thellimi kërkimor në cilësitë e një materiali nuk është vetëm për hir të një kërkimi risi për të prodhuar një produkt origjinal (në formën e të mirës materiale), por synon që nëpërmjet përpjekjes dhe kërkimit të ofrojë një interpretim autonom të botës i cili edhe pse i pjesshëm mund të ndihmojë dhe kontribuojë për ti dhënë kuptim ekzistencës njerëzore.

Në të vërtetë, imazhi artistik nuk mund të adaptohet apo të krahasohet me shtigje të thjeshta logjike e racionale, sepse përfaqëson një mënyrë të përvetësimit të botës që, në formën e saj të veçantë dhe unike, është e mundur vetëm brenda veprës së artit.

Përsiatjet e mësipërme janë të domosdoshme për të kuptuar se një material si qelqi - për potencialin e tij gjuhësor, simbolik dhe metaforik, krahas vetive të tij kompozicionale të brishtësisë, transparencës dhe rezistencës - është mëse i përshtatshëm për të treguar se njohja intuitive e artit i shmanget kritereve të korrektësisë, dhe se vështirësia e tij - bukuria e tij - duhet të kapet nga një mendim intuitiv, e si rezultat të realizohet si një "vizion i thelbit të realitetit".

Është pikërisht ky koncept që ekspozita ka për qëllim të komunikojë, sepse në çdo lloj mënyre që gjykojmë, përjetimi i një vizioni të thelbit të realitetit të çon në mendimin se arti nuk është i kufizuar vetëm tek kënaqësia sublime e mendimit të pastër estetik, por është i aftë të gjenerojë një reflektim të fuqishëm dhe ndërgjegjësim të mëtejshëm për dimensionet e shumëfishta të kuptimit që janë përtej edhe vetë mendimit njerzor."

Me datë me datë 20 Nëntor 2015, ora 11.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet konferenca për shtyp gjatë së cilës stafi kuratorial do ta prezantojë këtë ekspozitë më gjerësisht.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama