Nuk kishte asnje te aferm dhe asnje mik por ne funeral moren pjese 300 persona

Nuk kishte asnje te aferm dhe asnje mik, por ne funeral moren pjese 300 persona

Para se George Thompson ndërronte jetë kishte frikë se askush nuk do të shkonte në funeralin e tij, pasi ai nuk kishte më asnjë të afërm dhe asnjë mik. Deri në moshën 96 vjeç Thompson jetoi një jetë të mrekullueshme dhe fakti që asnjë nuk do shfaqej në funeralin e tij nuk do të ishte një fund i merituar për jetën e tij.

George Thompson ishte pilot i Luftës së Dytë Botërore. Ai fluturoi në xhunglën burmeze në misionet e natës në luftimet kundër Japonisë. Edhe forcat “Royal Air Force” në Britani ishin shqetësuar se asnjë nuk do të vinte ta nderonte Thompson ashtu si e meritonte dhe për këtë ata postuan një kërkesë për pjesëmarrës në funeral.

Përgjigja ishte e mrekullueshme !

Qindra njerëz u shfaqën për të nderuar George Thompson. Varrimi i tij u bë në Hutcliffe Wood në Sheffield, një kishë e vogël, e cila u tejmbush me njerëz. Nga fuqia e internetit, një kërkesë e thjeshtë për njerëz të marrin pjesë në funeralin e një njeriu të madh mori një përgjigje nga rreth 300 njerëz dhe kështu George Thompson  u nderua ashtu si e meritonte.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama