Norvegjia vendi ideal per te moshuarit

Norvegjia, vendi ideal per te moshuarit

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të moshuarve, Indeksi Global për Mbrojtjen e të Moshuarve ka bërë hulumtimin për 96 vende, mes tyre edhe për Shqipërinë, për të matur mirëqenien sociale dhe ekonomike të personave mbi 60 vjeç.

Sipas këtij indeksi,  Norvegjia është vendi më i mirë për t’u plakur, ndërkohë që Shqipëria renditet në vendin e 53-të. Shqipëria cilësohet me mirëqenie të mirë psikologjike, por jo me një mjedis të mirë për moshën e tretë. Megjithatë, në raport specifikohet se të moshuarit në Shqipëri janë ndërgjegjësuar kohët e fundit për çështjet e shëndetit mendor dhe sëmundjes Alzheimer.

Listën e vendeve ideale për të moshuarit e kryesojnë Australia, Evropa Perëndimore dhe Amerika Veriore, ndërsa në fund ndodhet Afganistani. Raporti vlerëson se në vitin 2050, 21% e popullsisë globale do të jetë mbi 60 vjeç. Sipas OKB-së numri i personave me moshë mbi 60 vjeç, pritet të arrijë në 1.4 miliardë në vitin 2030.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama