Noli apo Zogu? Revolucioni i debatueshem i vitit 1924 ne Shqiperi

Noli apo Zogu? Revolucioni i debatueshem i vitit 1924 ne Shqiperi

Historia që mësojmë dhe e verteta historike janë nocione ende në bashkëjetesë të vështirë në Shqipëri. Të ardhur nga një regjim i mbyllur ku historia ishte produkt i vullnetit politik të një partie, ideologjie dhe udhëheqësi, gjatë viteve të tranzicionit janë bërë përpjekje të mëdha për të krijuar një model të ri të shikimit të historisë, si një kompleks ngjarjesh të bazuar në dokumente, të dhëna, dëshmi dhe burime të tjera të referueshme. Me burimet e reja që erdhën nga hapësira e arkivave të huaja, kryesisht të vendeve që kanë pasur rol qëndror në zhvillimet politike shqiptare të shekullit të kaluar, panorama e studimeve dhe fakteve është bërë më e larmishme dhe më konkurruese. Institucionet zyrtare të shtetit kanë arritur të prodhojnë botime zyrtare të historisë, të cilat, me gjithë risitë në burime, në trajtimin e pavarur dhe profesional, ende nuk kanë fi tuar statutin e dokumenteve të gjithëpranuara. Në gamën e gjërë të ngjarjeve dhe personazheve historike shqiptare ka ngjarje dhe emra që ende përbëjnë objekt debati dhe studimi, kryesisht për shkak të leximit të kundërt që iu bëhet, sipas praktikës së historigrafi së në regjime të kundërta, bardh e zi. Ashtu sic jeta politike dhe publike shqiptare vijon prej mëse dy dekadash të debatojë mbi datën e clirimit të vendit, rolin dhe pozicionin e rezistencës në Luftën e Dytë Botërore, rolin e partive politike të kësaj periudhe, apo bilancin e periudhës së monarkisë shqiptare, ashtu ende nuk ka një qëndrim unik dhe të gjithëpranuar mbi vlerësimin që i bëhet ngjarjeve të vitit 1924 në Shqipëri.

Analiza e këtyre ngjarjeve vijon të jetë në kontrast të thellë midis vlerësimit si produkt popullor dhe produkt kundër institucioneve legjitime, midis revolucionit progresist dhe praktikave jolegale të dhunës për pushtet, midis tendencës moderne e liberale dhe kritikës për keqpërdorimin e nocioneve demokratike. Ndikimi është shumëplanësh: gjykimi nga faktet me vlerë të dyanshme dhe shpesh të intepretueshme, ndikimi nga fi gurat politike të përfshira në to, ndikimi nga shtetet e përfshira, ndikimi nga pritshëmritë e sotme në raport me një ngjarje të rreth një shekulli më parë, apo ndikimi nga nevoja për identifikim të sotëm me ngjarje e personazhe që ndihmojnë në jetësimin e justifikimin edhe sot të të njëjtave praktikave politike e juridike.Ky punim analizon aktet politike dhe zyrtare të kësaj periudhe, botimet më të rëndësishme memoristike dhe historike, si dhe burimet arkivore për të parashtruar tezën se leximi i të kaluarës politike e shtetërore në Shqipëri vijon të mbetet një temë ndarëse, plot kontraste dhe kundërshti, të motivuara jo nga vetë ngjarjet por nga leximi politik që regjimet dhe institucionet zyrtare të mëvonshme i kanë bërë historisë. Leximi politik në rastin shqiptar imponon leximin historik, duke ushqyer një sistem vlerësimi në kontrast bardh e zi të historisë, si dhe duke lënë gjurmë negative në procesin e formimit të elitave të reja politike dhe të kulturës demokratike në Shqipëri.

Ndikimi i  zgjedhjeve 1923 në krizën politike


Ngjarjet e qershorit 1924 nuk mund të kuptohen pa analizuar zgjedhjet e dyta politike në Shqipëri (1923-24), si dhe zhvillimet politike që pasuan ato. Pas përvojës e vjecare me institucionet e dala nga Kongresi i Lushnjës, krizës së thellë politike të vitit 1921 dhe stabilitetit qeverisës në vitet 1922-23, ngjarjet e vitit 1924 vunë në sprovë institucionet, elitat politike, partitë dhe vetë kulturën politike shqiptare. Në zgjedhjet e para politike (1921) më shumë se rivalitet politik midis dy partive kemi të bëjmë me përpjekje për krijimin e sistemit partiak, rivalitet midis individëve të caktuar dhe përdorimin e partive si mburojë në përfaqësimin politik. Zgjedhjet e para gjithnjë kanë pasur një frymë idealiste, më pas zgjedhjet e dyta pothuajse gjithnjë në historinë shqiptare kanë reflektuar pragmatizëm politik dhe përpjekje për të fi tuar/ruajtur pushtet. Kështu zgjedhjet e vitit 1921 apo 1992 kanë qenë zgjedhjet më të mira në 100 vjet shtet, zgjedhjet pasuese të tyre 1923 dhe 1996 bëjnë pjesë në zgjedhjet më të kontestueshme përgjatë një shekulli. Zgjedhjet e dhjetorit  1923 vunë përballë dy grupe politike, Partinë Demokratike, ku bënin pjesë fi gura moderator, liberale dhe nacionaliste, si dhe Partinë Popullore (Klikën) të dominuar nga pjesa konservatore në vend. Në dallim nga 1921 më 1923 kishte edhe një numër tjetër të madh të partive politike, kryesisht lokale dhe nominale. Debati kryesor politik nisi për ligjin e zgjedhjeve, - së pari se cila trupë zgjedhore do ta hartojë dhe miratojë, dhe së dyti, për sistemin dhe administrimin e zgjedhjeve. Për shkak të mosbesimit të theksuar të opozitës kundrejt qeverisë në administrimin zgjedhor, ajo kërkoi kalimin nga votimi me shkrim (proporcional preferencial) në votimin me kokrra (gogla), si formë më e përshtatshme në kushtet e analfabetizmit të theksuar.

Konfl ikti politik eskaloi dhe grupet opozitare deklaruan bojkotimin e zgjedhjeve, nëse nuk ndryshohej ligji, ndryshimin e sistemit të votimit, zgjedhjen e një trupe të pavarur zgjedhore, etj. Ato e bojkotuan disa herë parlamentin në përforcim të kërkesës së tyre për dorëheqjen e qeverisë dhe vajtjen në zgjedhje me një qeveri teknike e të paanshme, në të cilin Zogu të mos kishte post ministror. Këmbëngulja e saj kundër Zogut dhe qeverisë së drejtuar prej tij u shpreh simbolikisht edhe me mocionin e mosbesimit, i cili u zhvillua në një prej seancave më të fundit të parlamentit. Mocioni u rrëzua dhe në përfundim, varianti fi nal i ligjit përmbante 94 nene dhe u botua në Fletoren Zyrtare më 11 tetor 1923. Fushata zgjedhore pati gjithashtu kontestime të mëdha, incidente dhe akuza për manipulim votash në favor të qeverisë. Përfundimisht, në parlamentin e ri dominoi krahu qeveritar (konservator) me 40 vende dhe aleatët e tyre “të pavarur” me 20 vende, duke siguruar 60 vende në një parlament me 95 deputetë. Grupi opozitar mori vetëm 35 vende, dhe fati i qeverisë u vendos nga “të pavarurit” e drejtuar nga ish kryeministri Vrioni (1921). Kontestimi për rezultatin, por sidomos për klimën politike, në të cilën mbizotëroi ideja se ndryshimi përmes votës është i pamundur dhe se forcat konservatore do të vijon të qeverisnin, ose sic opozita pretendonte, “të mbanin peng reformat” vijoi gjatë gjithë muajve të parë të vitit 1924. Asambleja e re zhvilloi 63 mbledhje, bëri ndryshime në rregullore dhe komisione, etj, miratoi ligje dhe riktheu rolin dominues parlamentar në jetën institucionale. Disa zhvillime ishin kritike, psh, raportet e parlamentit me qeverinë e vjetër (përpara zgjedhjeve). “Statuti i Zgjeruar i Lushnjës” përcaktonte detyrimin e çdo qeverie dhe kryeministri për votim në Asamble / parlament menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve të radhës . Më 1924 Kryeministri Zogu refuzoi dorëheqjen formale dhe vijoi të drejtonte me qeverinë e tij “të vjetër”. Gjithësesi, në thelbin e tyre, procesi zgjedhor 1923 nuk arriti të prodhojë një parlament cilësor dhe se produkti zgjedhor, pavarësisht pritshmërive publike dhe ndërhyrjes së qeverisë, rikonfirmoi raportet politike parazgjedhore, pra nuk solli ndryshim, dhe për pasojë, as frymë ndryshimi. Grupet liberale i konsideruan zgjedhjet si shans i humbur dhe filluan të besojnë në pamundësinë e përmirësimit të gjendjes dhe realizimit të projektit të tyre politik përmes institucionit zgjedhor. Ata nuk ishin kundër zgjedhjeve, por ata mendonin se kultura politike është në krizë dhe se pushteti nuk lejon zhvillimin integral të tyre.

Kalimi nga debati politik tek kriza politike


Me 23 shkurt 1924 në parlamentin shqiptar ndodhi atentati ndaj kryeministrit Zog, - një ngjarje unike në historinë e shtetit shqiptar, dhe me pasoja direkte në zhvillimet e mëvonshme politike në Shqipëri. Rrjedha e ngjarjeve është e njohur: një i ri activist i grupimit rinor “Bashkimi”, Beqir Valteri, i nxitur prej politikanëve rivalë të kryeministrit, qëlloi ndaj tij gjatë punimeve të parlamentit. Kryeministri i mbijetoi atentatit, por dha dorëheqje nga posti. U tentuan disa emra për kryeministër, disa u refuzuan, disa nuk pranuan dhe në fund pasues u emërua një politikan veteran, Shefqet Vërlacin, një nga bejlerët më të pasur në vend dhe njëherësh edhe babai i të fejuarës së Zog. Lidhjet familjare dhe mosbesimi tek ndryshimi, nuk refl ektuan ndryshim të pozicionit politik të opozitës ndaj qeverisë së re, përkundrazi . Gjatë kësaj periudhe ndodhën dy akte kriminale: vrasja e dy shtetasve amerikanë në Mamurras (6 prill) dhe vrasja e deputetit Avni Rustemi (20 prill). Ngjarja e parë krijoi pasiguri dhe probleme besimi ndaj partnerëve pernëdimore, ngjarja e dytë shënoi fi llimin e fundit të modelit politik e kushtetues të viteve 1920-24. Vrasja e Rustemit ndodhi një ditë pasi organet e drejtësisë mbyllën hetimet dhe dërguan në gjykatë atentatorin e Zog dhe ku vetë Rustemi konsiderohej sponsorizues politik i atentatit. Vrasja e deputetit të njohur për aktin e vitit 1920 në Paris dhe fi gurë drejtuese e shoqërisë “Bashkimi“ solli zhvillime radikale në vend. Në Tiranë u organizua një ceremoni mortore, e cila më pas u zhvendos në Vlorë, qytet i cili u bë epiqëndra e lëvizjes politike opozitare kundër qeverisë dhe ish kryeministrit Zog. Rustemi konsiderohej hero, martir, kurse Zogu dhe qeveria si antikombëtarë, vrasës, burim të vëllavrasjes. Në Vlorë u zhvendosën 26 deputetë të opozitës dhe dy ministra të qeverisë (Gurakuqi dhe Gjilani dhanë dorëheqje nga qeveria në 13 maj), shumë zyrtarë të tjerë të lartë, aktivistë, figura publike, midis të cilëve edhe anëtari kryesor i Këshillit të Lartë të Shtetit, Sotir Peçi. Grupimi opozitar zhvilloi disa mbledhje në Vlorë. Në mbledhjen e parë iu kërkua në formë ultimatime qeverisë dorëheqja, si dhe u citua ligji që autorizonte popullin të merrte armët kur vendi ndodhej në rrezik.

Në mbledhjen e dytë dhe të tretë u fol për kryeqytetin ku do zhvendosej qeverisja e re, duke zgjedhur Shkodrën dhe Lushnjën. Në ditët vijuese u bënë thirrje për rezistencë kundër qeverisë, mobilizim dhe marshim drejt Tiranës.Në javën e fundit të muajit maj dha dorëheqje qeveria Vërlaci dhe vendin e tij e zuri kryeministri Iljaz Vrioni. Në këto votime ishin prezent vetëm 49 deputetë, dy me leje dhe dy të dhënë dorëheqje. Grupimi qeveritar mbajti zi për vdekjen e Rustemit, shpalli amnisti për fajet politike që lidheshin me vitin 1921, si dhe emëroi Zogun si komandant të operacioneve kundër kryengritjes. Këto masa ishin formale përderisa gjendja në terren ishte pro opozitës. Qeveria refuzoi dhënien e posteve më të rëndësishme për dy komandantët ushtarakë, Shala e Qafëzezi, cfarë i nxiti këta të fundit të kërkonin dorëheqjen e qeverisë, dëbimin nga vendi të Zog dhe bashkimin me lëvizjen e opozitës. Luigj Gurakuqi në Shkodër, Bajram Curri në pjesën verilindore, komandatët ushtatakë dhe fi gura të tjera publike ndikuan në krijimin e një klime të qartë mosbesimi ndaj qeverisë së re dhe politikave të saj .Në Vlorë ndërkohë drejtuesit opozitarë krijuan Komisionin Organizativ të Përkohshëm me drejtues Fan Noli e Sulejman Delvina, ndërsa në periudhën 31 maj – 3 qershor forcat ushtarake dhe civile pro opozitare morën shumicën e qyteteve të veriut dhe jugut. Tirana u mor me 10 qershor nga forcat e Shkodrës të drejtuara nga komandanti Rexhep Shala, ndërkohë që qeveria dhe mbështetësit e saj emigruan jashtë vendit, drejt Italisë, Greqisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.

Në këtë mënyrë, nga jeta parlamentare dhe politike demokratike në qershor 1924 Shqipëria u ndodh në një krizë të thellë politike, përfaqësimi, institucionale dhe shtetërore. Institucionet kryesore politike, parlamenti, Këshilli i Lartë dhe qeveria, nuk arritën të bashkëpunojnë për gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë për krizën. Gjatë gjithë muajve të krizës nuk pati bisedime serioze zyrtare midis dy grupeve kryesore politike, nuk pati oferta konkrete për një zgjidhje politike të krizës dhe as tërheqje politike të njërës palë. Pala fi tuese e zgjedhjeve mbështetej në të drejtën e dhënë nga qytetarët për qeverisjen e mëtejshme të vendit, pala humbëse, njëherësh, humbi shpresat për rrëzimin e pushtetit politik të Ahmet Zogut përmes zgjedhjeve. Ata kërkuan rrugë të tjera, përfshirë kryengritjen e armatosur, duke vënë në shërbim të saj të gjithë aktivitetin e tyre politik brenda e jashtë parlamentit.

Qeveria “Noli” dhe çështjet e legjimitetit


Forcat opozitare zgjodhën kryeministër Fan Nolin, të vetminpolitikan me të shkuar fetare aktive që ka drejtuar në Shqipërinë e 100 viteve të saj. Gjatë kësaj periudhe institucionet kryesore u ndeshën me problem të theksuara të legjitimitetit dhe funksionimit. Zgjedhja e kryeministrit u institucionalizua me miratimin e Këshillit të Lartë të Shtetit, nga Sotir Peçi, i vetmi anëtar i mbetur në detyrë. Teorikisht KLSH kishte dy anëtarë, pasi Gj.Çoba kishte dhënë dorëheqje në maj, ndërkohë që dy anëtarët e tjerë kishin emigruar bashkë me Zogun (Xh.Ypi dhe R.Toptani). Formalisht deri në zëvendësimin e Cobës ai mund të quhej anëtar, pra KLSH formalisht kishte dy anëtarë, de facto vetëm një. Argument kushtetues zuri vend edhe në vlerësimin e shteteve perëndimore ndaj qeverisë së re dhe Shqipërisë. Psh, sipas ambasadorit amerikan në Tiranë, Grant-Smith, „është e diskutueshme nëse S.Peçi, një nga regjentët e mbetur, ka autoritet ligjor të autorizojë formimin e një kabineti dhe se regjimi aktual që ka fi tuar pushtetin me ndihmën e ushtrisë mund të konsiderohet sipas kushtetutës shqiptare, një qeveri legale derisa ai të ketë marrë një votbesim nga Asambleja e rimbledhur ose deri sa të jenë mbajtur zgjedhjet e reja”. Të njëjtin qëndrim ndanë edhe diplomatët e tjerë kryesorë, përfshirë ata britanikë, një shtet me peshë specifi ke në vendimmarrjen evropiane të kohës. Historigrafi a shqiptare është dukshëm e ndarë në vlerësimin për legjitimitetin e ngjarjeve të vitit 1924. Pas ardhjes në pushtet të Zogut ngjarjet e vitit 1924 u konsideruan grusht shteti dhe zhvillim bolshevik, bazuar në vendimin e Nolit për lidhje të marrëdhënieve diplomatike me Moskën.

Në librin e Teki Selenicës, “Shqipëria më 1927”, kur bëhet analizë politike e ngjarjeve të vitit 1924 përdoret një gjuhë e ashpër akuzuese ndaj Nolit dhe mbështetësve të tij. Kjo gjuhë shpreh pikëpamjen zyrtare të republikës dhe më pas të monarkisë së Zogut për modelin e vitit 1924. Me ardhjen e regjimit komunist më 1945 raportet u përmbysën, - Zogu dhe regjimi i tij u bënë personazhe negative dhe Noli e revolucioni i tij morën vlerësime positive. Kjo ndarje klasike ideologjike funksionoi për 46 vjet dhe mbetet dominuese edhe gjatë periudhës së tranzicionit. Megjithë daljen e dokumenteve të reja arkivore dhe mundësisë për vlerësime më realiste për dy rastet, pozicionet kanë mbetur qartësisht të ndara. Noli dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij fl asin për “kryengritje popullore”, term që përdoret edhe në fi llimin e programit zyrtar të qeverisë së tij. Studiuesit kryesore të kësaj periudhe Arben


Puto dhe Paskal Milo janë në unison në vlerësimin e vitit 1924 si revolucion popullor dhe emërtimin e qeverisë së Nolit si “liberal-demokratike”. Sipas tyre ka një keqkuptim në vlerësimin e këtyre ngjarjeve, duke iu referuar dy rasteve: deklaratës britanike për ardhje me dhunë dhe vetë asaj të Nolit dhënë shtypit grek ku ngjarjet i cilëson një lloj “grusht shteti”. Luan Omari vlerëson “ndonëse revolucioni ishte produkt i një krize të thellë dhe të gjithëanshme,...nuk mund të mos cilësohet si një moment negativ fakti që u detyrua të përdoret dhuna për të përmbysur një regjim, i cili, qoftë edhe formalisht, dhe me shumë shkelje, kishte pasur mbështetjen e trupit elektoral”. Abas Ermenji e cilëson të tillë, kur shkruan se “ashtuquajtura “kryengritje e qershorit” ishte si një lloj grushti shteti që u bë kundër qeverisë nga dy regjimente ushtarake”.

Ka një numër studiuesish të tjerë që ndajnë mendime më të ndërmjetme ose të ndryshme, duke e bërë këtë periudhë, një nga më të diskutueshmet në debatet historike. Gjithësesi, për të hedhur më shumë dritë mbi këto ngjarje dhe për të kuptuar më mirë natyrën e ngjarjeve të vitit 1924 vjen në ndihmë një deklaratë publike e bërë nga ushtaraku më i përfshirë në to, komandanti i regjimentit të Shkodrës, nënkolonel Rexhep Shala. Në deklaratën e njohur si “shpallja e ushtrisë së popullit shqiptar”, datë 17 qershor 1924, theksohet “u falemnderës n’emen t’Ushtrisë, të gjitha atyne Bashkive, instituteve zyrtare e private e Etënve të besimeve të ndryshme, Kishës Autoçefale Shqiptare dhe të gjithë atyne zotnive që na uruen triumfi n e lëvizjes së Ushtrisë Kombëtare, të cilve u apim edhe fjalën që këtej e tutje, sado qi Ushtria nuk ka për t’u përzi në politikë dhe ka me kenë larg të hymit ndër duer të ndonjë partisë, nuk do të lejojmë askend e as një parti me dalë jashta udhës së drejtë”. Pra, ushtria pranon urime për ndryshimin politik, ajo falenderon njerëzit dhe entet zyrtare që iu bashkuan asaj dhe jo anasjelltas, fitorja konsiderohet jo si revolucion popullor por si triumf i Ushtrisë Kombëtare, si dhe në fund, por me rëndësi, ushtria betohet se “nuk do lejojë askënd e as një parti me dalë jashtë udhës së drejtë”! Shala ishte një prej ushtarakëve që nënshkroi ultimatumin politik të deputetëve të Shkodrës kundër qeverisë, dhe që e refuzoi urdhërin e qeverisë për shkarkimin e tij.

Në qeverinë Noli ai u bë ministër. Pavarësisht nga debati politik rreth natyrës së ngjarjeve, debati kushtetues mbi legjitimitetin e regjimit të ri solli një krizë të re politike në vjeshtën e vitit 1924, kur mandati i vetë Peçit përfundoi, dhe ai kërkoi thirrjen e parlamentit ose zgjedhjeve të reja për të zgjedhur anëtarët e rinj të KLSH. Rasti i vitit 1924 mbetet unik edhe për një detaj tjetër kushtetues: me 1 korrik 1924 regjenti i vetëm Sotir Peçi, mori pushime për arsye shëndetësore dhe në përputhje me ligjin kushtetues, kur regjenca nuk është në detyrë, kryeministri bëhet ushtrues i përkohershëm i kompetencës. Për pasojë, me ikjen e Peçit vendi mbeti bosh edhe pse formalisht ishte ende në funksion Çoba, dhe kështu, kryeministri Noli mori edhe atributet e përkohshme të Këshillit të Lartë të Shtetit . Duke mos pasur parlament, duke qenë kryeministër dhe kryetar shteti i deleguar, Noli, për shkak të rrethanave dhe jo zgjedhjes së tij, mori për një periudhë të shkurtër kohore pushtetin më të madh formal që ka pasur një kryetar shteti në 100 vjet. Dekretet ilustruese në këtë punim janë një shembull, sesi ligjet propozohen nga qeveria (nga Noli) dhe dekretohen të miratuara nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të shtetit (nga Noli).Vetë qeveria nuk u miratua në parlament (nuk kishte parlament), kabineti nuk pati një sistem kontrolli dhe llogaridhënie, dhe vetë ministrant dhe deputetët (e vjetër) u angazhuan në poste të tjera dytësore, një praktikë që ndalohej me kushtetutën e vitit 1922. Regjenti Peçi nuk pranoi të firmosë dekrete mbi vendimet e qeverisë pa marrë më parë miratimin e saj në parlament ose pa bërë zgjedhje. Peçi i qëndroi premtimit të tij, cfarë solli një rivalitet të ashpër institucional midis qeverisë dhe regjencës.

Njohja e qeverisë nga shtetet e tjera ishte një problem i madh në vetvete. Italia nuk ishte problem, por vështirësitë u ndeshën me Britaninë dhe Francën. Qeveria e Nolit që në ditët e para shpalli person non grada përfaqësuesin britanik në Tiranë, Aires, me akuzën se ka qenë pro Zogut dhe forcave qeveritare. Një përpjekje e njëjtë u bë më pas edhe për ambasadorin francez në Tiranë . Qeveria britanike reagoi ashpër, dhe më pas, përmes përfaqësuesve të saj në Shqipëri ngriti shqetësimin nëse qeveria e re ka baza kushtetuese, se nuk do bënte resprezalje dhe se ajo qeveri nuk njeh „qeveritë që vijnë në fuqi me dhunë“ . Më pas para britanike vuri kushtin e legjitimitetit të qeverisjes përmes zgjedhjeve të lira. Në fund, me 26 qershor Londra në formë zyrtare deklaroi se „praktika e qeverisë së Madhërisë së Tij është që të mos i jap njohje një qeverie të huaj, e cila ka ardhur në pushtet si rezultat i një lëvizjeje revolucionare, dersa qeveria e Madhërisë së Tij të jetë e kenaqur me disa shprehje të qarta të vullnetit kombëtar se qeveria e re është pranuar nga shumica e vendit. Informatat që ka në zotërim qeveria britanike nuk tregojnë se aktualisht kjo ekziston“ . Njohjet ndërkombëtare munguan dhe vendi i vetëm që dëshmoi vullnet, Bashkimi Sovjetik, i solli më shumë probleme qeverisë së re. Afrimi me BS krijoi idenë e kthimit të vendit në një regjim bolshevik, dhe për pasojë, solli reagime të forta politike e diplomatike nga kancelaritë perëndimore, sidomos SHBA, Britania, Italia, etj.

Vizita e Nolit në Lidhjen e Kombeve dhe fjalimi me 10 shtator ishte tronditëse për pozitën e tij dhe Shqipërinë në përpjekjet e pasukseshme për njohje ndërkombëtare dhe përfi tim të një kredie ekonomike për shkak të gjendjes së rëndë fi nanciare në vend.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama