Nokia nje celular me bateri njemujore

Nokia, nje celular me bateri  njemujore

Nuk do të jetë natyrisht telefoni celular më i zgjuar në treg, poar ka një avantazh ndaj të gjithë telefonave në treg: baterinë e tij. Telefoni i ri që Nokia do të hedhë në treg para muajit prill do të ketë një bateri që do të rezistojë plot një muaj! Do të quhet Nokia 215 dhe do të ketë disa aplikacione të instaluara si Facebook, Twitter, një dritë elektrike, një kamera etj.

Por është e pamundur që të shkarkosh programe apo aplikacione në këtë lloj telefoni. Çmimi? Vetëm 29 dollarë! Shitja e tij do të nisë në dy muajt e ardhshëm në Azi, Europë, Afrikë por ende nuk është bërë e ditur nëse do të shitet edhe në Amerikë apo jo.

Celulari do të ketë një ekran 2.4 inç me ngjyra, dy karta SIM, Bluetooth, Mp3 dh radio. Me një kartë të vendosur ai mund të mbajë deri në 29 ditë bateri ndërsa me 2 karta deri në 21 ditë bateri. Për ata që kanë qejf bisedat e gjata ky telefon mund të mbajë bateri deri në 20 orë telefonata, ndoshta dhe pak më shumë. Të lundrosh në internet është e thjeshtë falë MiniOperas mqë është instaluar që në prodhim dhe programit Bing Search. I thjeshtë, i lirë, dhe me shumë funksione që ju dëshironi, por mbi të gjithë një bateri të pavdekshme!


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama