Njohja e fytyres teknologjia qe shenon fundin e privatesise ne bote

'Njohja e fytyres', teknologjia qe shenon fundin e privatesise ne bote

Në dekadën e shkuar, njohja e fytyrave është bërë një industri komerciale në rritje, duke kaluar nga origjina e saj qeveritare në jetën e përditshme. Teknologjia është cilësuar si një mjet efektiv për konfirmimin e identiteteve. Për disa, njohja e fytyrave mund të tingëllojë si diçka e padëmshme dhe e përshtatshme. Madje edhe Facebook-u e përdor njohjen e fytyrave për të rekomanduar etiketimin e miqve në foto. 

 

Mirëpo teknologjia ka edhe një anë të errët. Qeveria amerikane është në procesin e ndërtimit të bazës më të madhe në botë të të dhënave për njohjen e fytyrave, me qëllim identifikimin e çdo personi në vend. Krijimi i një baze të tillë të dhënash do të thotë se kushdo mund të gjurmohet, kudo ku shfaqet fytyra e tij. 

 

Sistemi i njohjes së fytyrave ka dy përbërës: një algoritëm dhe një bazë të dhënash. Algoritmi është një program kompjuterik që fotografon fytyrën dhe e rindërton atë si një seri shenjash dhe modelesh proporcionale, si për shembull, distanca midis syve. Procesi i konvertimit të karakteristikave biologjike unike në të dhëna sasiore njihet si biometrikë. 

 

Të dhënat për fytyrën mblidhen në një bazë të dhënash dhe programi kompjuterik i krahason pjesët e gjurmëve me të dhënat, nëse ka përputhje. Mirëpo teknologjia ka kufizimet e saj, pasi nuk mund të ketë një përshtatje 100% midis fytyrës dhe të dhënave të bazës. 

 

Gjurmimi i terroristëve

 

Nga viti 2008 deri në 2010-ën, siç tregon Edward Snowden, Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në Shtetet e Bashkuara, ka bashkëpunuar me Zyrat Qendrore të Komunikimeve në Qeverinë Britanike (GCHQ) për të kapur 1.8 milionë përdorues të Yahoo-së përmes uebkamerës. Agjensitë i kanë analizuar imazhet e shkarkuara nga uebkamerat dhe i kanë skanuar për terroristë të njohur, të cilët mund ta kenë përdorur shërbimin për të komunikuar si dhe kanë krahasuar fytyrat e marra me personat e dyshuar, me ndihmën e teknologjisë “njohja e fytyrës”. 

 

Në përpjekjet e tij për të gjetur personat e dyshuar, programi “Nervi Optik” i Pentagonit, regjistroi gjininë e personit përmes kamerës dhe rezultoi se më tepër se 11% e materialit të mbledhur ishte “nudizëm i padëshirueshëm”, që punonjësit nuk duhet ta përdornin, sipas dokumenteve. Ky është vetëm fillimi i asaj që mund të sjellë era dixhitale e teknologjisë që “njeh fytyrat”. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama