Njihuni me tabletin gjigand te Microsoft i cili kushton 20.000 dollar

Njihuni me tabletin gjigand te Microsoft i cili kushton 20.000 dollar

Ka mbërritur linja e ekraneve gjigand dixhital të Microsoft dhe më i madhi prej tyre do të kushtojë plot 20.000 dollar. Microsoft Surface Hub është një ndërthurje e një tablet super gjigande dhe një dërrase të bardhë. Ekrani i saj me përmasa 84 inç ka një rezolucion ultra high definition 4K ndërsa versioni më i vogël 55 inç ka një ekran 1080p. Këta ekrane do të kushtojë respektivisht 20.000 dollar dhe 7.000 dollar.

Hub është ndërtuar për të sjellë një gjeneratë të re në pajisjet e zyrës, sidomos kur vjen puna tek prezantimi, video projektorët, video-bisedat etj. One Hub pretendon të zëvëndësojë projektorin, videon, thirrjet konferencë me anë të një pajisje të vetme. E gjitha kjo mund të shihet gjithashtu si një mënyrë për të impresionuar klientët. Ekranin me prekje mund ta përdorin disa njerëz njëkohësisht apo ta komandojnë përmes pulteve kontrollues. Hub përdor sistemin operativ Windows 10 dhe përfshin aplikacionet kryesore si Skype for Bussiness, OneNote dhe suitën Microosft Office. Por e rëndësishme është se kjo pajisje mund të funksionojë dhe me aplikacione të tjera universale.

Për të përdorur Hub ju mund të përdorni gishtat tuaj për të naviguar në ekran, pultet komandues por edhe pajisjet tuaja Windows, Android apo iOS. Hub është i pajisur me dy kamera 1080 piksel që shërbejnë për video konferencat. Edhe pse cmimi prej 20.000 dollarësh tingëllon pak i kripur, Surface Hub është padyshim një investim i mirë për çdo biznes, me këtë pajisje mund të kesh shumë gjëra në një vend. Kompania si fillim e prezantoi Hub gjatë një eventi në muajin Janar por ajo do të vihet në shitje duke filluar që nga 1 korriku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama