Njeriu qe nuk di not mbijeton 60 ore ne det

Njeriu qe nuk di not mbijeton 60 ore ne det

Një burrë nga Tajvani mbijetoi 60 orë në det të trazuar, megjithëse nuk di të notojë, bëhet e ditur nga media vendëse. Tseng Lien-Fa, 42 vjeç, ishte në një plazh kur një dallgë e madhe e rrëmbeu dhe e hodhi në det. Ai arriti të dalë pas 60 orësh në një plazh tjetër 75 kilometra më larg.

Tseng u mbajt pas një cope druri për të mos u fundosur para se të gjendej nga punëtorët e shpëtimit në plazh të dielën. Shërbimi i urgjencës tha se ai ishte dehidratuar paksa dhe pati disa acarime në krahë nga uji i kripur.

Një mjek tha se mbijetesa e tij ishte “një mrekulli” për shkak se ai mbeti pa ushqim apo ujë për më shumë se 60 orë. I mbijetuari shtoi se pati shpresuar që të shpëtohej nga ndonjë anije por arriti në fund të shtyjë me këmbë drejt bregut kur pa dritat e një autostrade. Bashkëshortja e tij pati lajmëruar policinë kur ai nuk u kthye në shtëpi. Ai ishte në breg duke kapur ngjala të vogla për t’i shitur në tregun lokal.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama