Nje sfide e vertete per WhatsApp

Nje sfide e vertete per WhatsApp

Pas blerjes nga Zuckerberg të WhatsApp, përdoruesit kthehen nga një tjetër aplikacion alternativ të mesazheve për smartphone. Telegram Messenger është hedhur në treg gushtin e shkuar për iPhone dhe në tetor për Android, nga dy vëllezërit rus Nikolai dhe Pavel Durov.     

Po gjatë muajit tetor të vitit të shkuar, aplikacioni i ri numëronte 100 mijë përdorues të përditshëm. Sipas një postimi në “Twitter” të vëllezërve Durov, në 18 orët e fundit numri i përdoruesve është rritur me 4 milionë, ndaj dhe krijuesit e Telegram thanë se po bënin të pamundurën që shërbimi të mos bllokohej për shkak të trafikut të lartë.

Gjithçka nisi javën e shkuar kur WhatsApp u ble nga “Facebook”, gjë e cila shkaktoi reagim tek përdoruesit të cilët siç duket nisën të kërkonin tjera aplikacione që ofrojnë të njëjtin shërbim.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama