Nje palestinez thyen faqen e Zuckerberg-ut

Nje palestinez 'thyen' faqen e Zuckerberg-ut

Një haker, i cili kishte gjetur “një vrimë” tek Facebook, ishte injoruar dy herë nga administratorët e rrjetit më të madh në botë. Por ai u mor seriozisht pasi postoi në timeline-in e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Khalil Shreateh, eksperti i sistemit informativ nga Palestina, kishte bërë të ditur se kishte gjetur “rrugën” për të postuar në murin e cilitdo përdorues të Facebook pavarësisht se kjo gjë ishte e bllokuar nga përdoruesi.

Për të provuar këtë, ai hyri në murin e shokut të klasës së Zuckerberg-ut, Sarah Goodin dhe u dërgojë administratorëve foto si dëshmi. Por vetëm pasi postoi diçka në profilin e Zuckerberg, palestinezi tërhoqi vëmendje. Një inxhinier i kompanisë i ktheu atij përgjigje duke i kërkuar më shumë informacion se si e ka bërë këtë gjë por injoroi kërkesën e tij për pagim. Jo vetëm kaq, por Facebook përkohësisht i mbylli llogarinë në rrjetin social për shkelje të kushteve të shërbimit

Facebook ka një “program bujar” me të cilin paguan njerëz që raportojnë probleme të sigurisë pa i shituar apo përdorur në tregun e zi. Palestinesi pak orë më pas i ka kërkuar falje themeluesit të Facebook duke thënë se ka hyrë në profilin e tij në përpjekje për të marrë pagesë për zbulimin. Gjithsesi ai nuk pritet të marrë ndonjë shpërblim për zbulim për shkak se, nuk duhet të kishte provuar zbulimin duke shkelur termat e përdorimit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama