Nje historik i Ures se Gorices

Nje historik i Ures se Gorices

Foto e vitit 1938. Ura e Goricës në Berat. Nuk është foto e panjohur, por artisitikisht e qëlluar. Këtë e kam nxjerrë në vitin 2011 nga Arkivi Kombëtar amerikan.

Ura prej guri mbi lumin Osum është mjaft e vjetër, po të kemi parasysh se ajo është rindërtuar mes viteve 1777-1780, Kamaret e vogla shërbejnë për të zbutur presionin e ujit në kohë përmbytjesh. Gjatë një riparimi në gjysmën e dytë të shekullit të 19, dy harqet e fundit në pjesën jugore që ishin prishur, u rindërtuan me tullë.

Evlija Çelebiu, i cili udhëtoi nëpër Ballkan mes viteve 1640-1676, thotë se ura ishte ngritur mbi një bazament prej guri, por sipër ishte prej druri. Sipërfaqja e urës, tregon Çelebiu, ishte e shtruar me pllaka të trasha prej lisi, të bëra me drurët e marrë nga Mali i Goricës.

E vetmja urë e ngjashme me të është ajo mbi lumin Drina në Foca të Hercegovinës me një hark të vetëm, por kjo e Beratit ka nëntë harqe dhe Zoti e ruajtë, shkruan Çelebiu.

Që të jesh vërtet nga Berati, duhet të dish se sa këmbë ka ura. Kjo është një pyetje e vështirë sepse këmbët (këmbëzat) e fundit duken e zhduken, në varësi të nivelit të ujit dhe ndonjëherë mbulohen nga llumi për vite të tëra. Ndoshta këtu duhet kërkuar zanafilla e shprehjes “Këmbz’ e urës” (fëmijë çamarrok).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama