Nje dite me Rezarta Skifterin

Një ditë me Rezarta Skifterin
Sapo është mbyllur Java Shqiptare e Modës në të cilën stilistja Rezarta Skifteri ka qenë një ndër protagonistet. Ky angazhim ia ka ndryshuar disi ritmin e ditës. Edhe një element më shumë për ti kushtuar vëmendje, veç ateliesë së saj, familjes e kryesisht vajzës së saj të vogël... Skifteri rrëfen detaje:

Në ç\'orë e vini zilen... kur fillon dita juaj çdo mëngjes?


Rreth orës 9.00. Po prej afro dy muajsh, zgjimin e kam pasur në 7.30, me qëllim për ta nisur ditën sa më shpejt. Qenë dy muaj intensivë për realizimin e 16 modeleve të reja të sfilatës së 11 nëntorit në hotel "Sheraton", në mbrëmjen e fundit të "Javës Shqiptare të Modës". Të gjitha veshjet ishin të realizuara me punë artizanale, siç ndodh me çdo stilist të huaj i cili zgjedh këtë rrymë "Haute Couture", për sfilatë, që është niveli më i lartë i modës.

Përgatitja e përditshme për të dalë nga shtëpia, në shoqërine e emisioneve televizive të mëngjesit, muzikë... çfarë ka në sfond?

Gjithmonë hap televizorin për të dëgjuar në sfond lajmet ose muzikë. Thjesht për të pasur në sfond dikë që flet, për tu ndjerë e shoqëruar. Kohët e përgatitjes së sfilatës, jam zgjuar kryesisht me idenë e muzikës franceze, duke kënduar në mendje këngën time më të preferuar "La vie en rose", e cila ishte dhe frymëzimi i kësaj sfilate.

Cila është marrëdhënia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat janë rubrikat që ju interesojnë?

Them se gazetat e revistat janë një shoqëri e mirë, që të rrish të paktën pjesën e paradites me to, duke menduar se je ulur me një mikesh të mirë në tavolinë. Pjesa që më intereson me shumë, është kultura. Ja që kështu ndodh, pse jam arstiste. Në kohët kur kam një aktivitet timin, sigurisht që bëhem edhe më e vëmendshme ndaj gazetave apo dhe me kronikat televizive. Më intereson të di se si pasqyrohet puna ime në to.

Kafja e parë e ditës jashtë? Si e shijoni, ku e shijoni, në shoqërinë e kujt?

Kafja e mëngjesit për mua nuk ekziston. Ka rreth 8 vjet që nuk pi dot kafe në mëngjes sepse direkt pas daljes nga shtëpia i drejtohem ateliesë ku klienti i parë më pret gjithmonë (asnjëherë nuk ndodh ta pres) sepse s\\\'arrij dot kurrë në kohë dhe kështu fillon menjëherë puna.

Dreka, një rit familjar apo pjesë e orarit të punës?

Dreka, i takon gjithmonë orarit të punës, përveç të dielave që jam pushim.

Gatuani?

Gatuaj por jo shpesh. Ka ditë që vij shumë e lodhur nga puna dhe nuk jam në gjendje të gatuaj. Në të tilla raste janë gjërat e thata që mbarojnë shpejt punë. Kam një bashkëshort që nuk mërzitet asnjëherë sepse e ka kuptuar se profesioni im është sa i bukur aq edhe shumë i vështirë. Në ato pak herë kur gatuaj, ai nuk harron kurrë të më thotë "të lumshin duart"

Cila orë e pasdites ju gjen në shtëpi?

Drekë- darkën e konsumoj me tim shoq, në shtëpi, në orën 18.30. Ky është orari që më mbledh në shtëpi. Nuk lëvizim gjatë javës që të hamë jashtë sepse pas punës duam t\\\'i kushtohemi vajzës sonë. Pas kësaj drekëdarke dalim për ta çuar vajzën tek këndi i lodrave ose me shoqërinë tonë.

Libri i fundit që keni lexuar, shfaqja apo filmi i fundit që keni parë?

Filmi i fundit që kam parë është "Sex and the city". Libri i fundit bënte fjalë për problemet e fëmijës gjatë rritjes.

Ç\'marrëdhënie keni me shoping-un? Ç\'kohë të ditës apo ç\'ditë të javës i kushtoni?

Shoping bëj vetëm një herë në gjashtë ose tetë muaj. Veshjet e mbrëmjeve në mënyrë absolute i bëj vetë. Edhe veshjet e ditës, rreth 60% të tyre, i bëj vetë. Shoping bëj më shumë për këpucët, dhe për çantat. Dikur kam pasur pasion edhe bizhutë. Por ky pasion ka filluar të shuhet.

Cilat janë angazhimet tuaja të paragjumit?

Angazhimi im i paragjumit është e vogla ime, Sara. E ushqej, luaj me të dhe pastaj e vë në gjumë, proces ky që zgjat më shumë se një orë kur ne duhet të bëjmë programin e darkës nga këngët, tek përrallat, masazhet e trupit e pastaj tek tundja e krevatit. Vetëm pasi ajo fle unë mund të gjej pak kohë për t\\\'u marrë edhe me veten.

Në ç\'orë e fikni dritën e abazhurit të komodinës?

Abazhuri mbi komodinën time nuk fiket. E mbaj 24 orë ndezur pasi, unë e kontrolloj gjatë gjithë natës Sarën se mos është zbuluar dhe e dua patjetër një dritë të vogël


Panorama

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama