Nj Sallon dedikuar artistve t rinj bashkekohore shqiptare ne Muzeun Historik Kombetar

-I pranishëm, Kryeministri Edi Rama-

TIRANË, 31 Tetor / ATSH- Klajdi Musabelliu / - Në ceremoninë e hapjes së Sallonit të Artit Bashkëkohor, sot në mbrëmje në Muzeun Historik Kombëtar, nderonin me praninë e tyre Kryeministri i vendit Edi Rama, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, Zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bardhylka Kospiri, Ambasadori francez në Shqipëri Bernard Fitoussi dhe personalitete të tjera të shumë fushave.

Fundjavës së larmishme dhe të ngjeshur me plot aktivitete kulturore "Libri", "Muzike", "Arti Bashkëkohor" "Filmi" "Teatri", iu shtuan edhe aktiviteti"ACAS", Albanian Contemporary Artist Salon, organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

Salloni i Artistëve bashkëkohorë me anën e kësaj ekspozite, promovon punën e një grupi artistësh të rinj shqiptarë të përzgjedhur, në Shqipëri e Francë dhe në shkallë ndërkombëtare, duke organizuar një aktivitet publik dy javor.

Pasi i ka prezantuar personalisht 14 emrat e autorëve të veprave, Kumbaro gjatë fjalës së saj ka ftuar profesionistët ndërkombëtarë të artit të vijnë dhe të njihen me veprat.

Endri Dani, Klodian Deda, Arbër Elezi, Yllka Gjollesha, Ilir Kaso, Greta Pllana, Leonard Qylafi, Gentian Shkurti, Marina Sula, Ermela Teli, Driant Zeneli, Fani Zguro, Enkelejd Zonja janë autorët që ftojnë publikun ti vizitojnë veprat e tyre deri në mbylljen e ekspozitës në 9 nëntor.

Sakaq deri në mbylljen e kësaj ekspozite, do të organizohen dhe disa veprimtari edukuese, ku përgjatë gjithë kohëzgjatjes së evenimentit, 1 nëntor deri 9 nëntor, do të organizohen vizita nga nxënësit e shkollave në mëngjes dhe pasdite

E palodhura Mirela Kumbaro pasi ka inaguruar çeljen e kësaj ekspozite, nuk ka ngurruar t'i drejtohet Teatrit Kombëtar të Operas, Baletet, dhe Ansamblit Popullor për të pare nga afër dhe marrë pjesë në mbrëmjen finale të festivalit Ndërkombëtar Opersitik "Marie Kraja".

"Se mbrëmja e Kulturës ende s'ka mbaruar! Nata finale e Festivalit Maria Kraja, sapo ka filluar" shkruan ministra e Kulturës Mirela Kumbaro në twitter duke e shoqëruar shkrimin edhe me foton Live nga aktiviteti.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama