Nis sot ne Nju Jork Java e Filmit Shqiptar

java filmit

-Do të organizohet deri më 5 Nëntor-

Tiranë, 30 Tetor/ATSH/.- Nis sot në Nju Jork , SHBA "Java e Filmit Shqiptar" ("Albanian Film Week"), një ndër ngjarjet e mëdha të promovimit të vlerave kulturore dhe te kinematografisë shqiptare, e cila në Edicionin e katertte saj do të prezantojë prodhimet më të fundit të kinemasë shqiptare dhe prodhimet e artistëve shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve të tyre.

"Java e Filmit Shqiptar" në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ("Albanian Film Week"), është ideuar dhe themeluar nga producentja dhe regjisorja Mrika Krasniqi.

"Gradualisht po ndërtojmë identitetin e Festivalit tonë. Nga viti në vit ne kemi sjellë të reja. Ju siguroj se ky edicion do të jetë shumë i veçantë për shumë arsye, por gjithnjë duke ruajtur qëllimin bazë të festivalit: të promovojmë kulturën e kombit tonë dhe civilizimit që ne i përkasim", është shprehur për ATSH-në, në një intervistë producentja Krasniqi.

mrika8Duke kujtuar nisjen e këtij eventi të kinemasë shqiptare në vitin 2012, Krasniqi ka treguar se, "ishte hera e parë që në Amerikë u organizua një ngjarje e madhe e filmit shqiptar. 100 filma, u shfaqen në Edicionin e parë më 2012, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Filmat u shfaqen në tri kinema amerikane. U bë një jehonë e madhe, ngaqë ishte e pabesueshme"

Ajo kujton se, një regjisor nga Shqipëria i pati thënë se, vetëm një e çmëndur mund ta bëjë këtë.

"Por unë e bëra bashkë me njerëzit e mi të cilët më qëndruan pranë. Komuniteti u nda i kënaqur dhe ky ishte rezultati që unë doja. Në fund të fundit askujt si interesojnë vështirësitë", thotë ajo për ATSH-në.

Në këtë aktivitet marrin pjesë personalitete të ndryshme, si dhe përfaqesues diplomatikë të Ambasadës së Shqiperisë, Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Maqedonisë në Nju Jork si dhe pjesmarrës të njohur të komunitetit shqiptar dhe komuniteteve të tjera që jetojnë në Nju Jork.

Ndër filmat që do të shfaqen janë : "Tri dritare Dhe një varje" Isa Qosja , "Bota " Iris Elezi & Thomas Logoreci.

"Amsterdam Express" Fatmir Koçi. Programi i plotë të këtij Edicioni gjendet në faqen e Albanian FIlm Ëeek (http://albanianfilmw eek.net/program-of-2015/)

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama